Rama: 1,3 mld $ ?arratisen? nga Shqiperia, ndersa shqiptaret zhyten ?do dite ne borxh
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është referuar raportit të ”Global Financial Integrity” në të cilin theksohet se më shumë se 1.3 mld dollarë janë transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë gjatë viteve 2005-2010.
Përmes një konference për shtyp ditën e sotme, Rama theksoi se këto para të arratisura nga vendin ynë janë paratë e shqiptarëve, borxhi në kurriz të të cilëve rritet çdo ditë për shkak të korrupsionit qeveritar.
“Ja pse rrënohen shqiptarët ndër të tjera. Ja ku ikin dhe lekët e borxheve që Saliu i merr për shqiptarët dhe borxhi sa vjen e rritet në kurriz të shqiptarëve. Ja çfarë fituan njerëzit e zakonshëm nga duart e pastra të Saliut”, tha Rama.
Kreu i PS më tej theksoi se këto shifra alarmante janë dëshmi e qartë e raportit të pak ditëve më parë lidhur me perceptimin e korrupsionit, ku Shqipëria paraqitet si një nga vendet më të korruptuara në Europë, çka sipas Ramës është një nga arsyet pse Shqipëria po lihet jashtë dyerve të BE. Vetëm me këtë qeveri në opozitë dhe me PS në qeveri, theksoi Rama, mund të arrihet ndryshimi i madh.