e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BB: Ne vitin 2013, Kosova e para ne rajon per rritje ekonomike

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BB: Ne vitin 2013, Kosova e para ne rajon per rritje ekonomike
Banka Botërore parashikon se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europën Juglindore edhe gjatë vitit 2013, dhe sipas parashikimeve kjo pritet të jetë 3.3%. Ekonomitë e të gjashtë vendeve bashkë, në Evropën Juglindore, do të pësojnë një rënie prej 0.6% në vitin 2012 dhe do të përballen me vështirësi në vitin 2013, me një rritje ekonomike që parashikohet të jetë 1.6%, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Raporti i ekonomik për Evropën Juglindore, mbulon gjashtë vende: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ky raport parashikon se rruga drejt një rimëkëmbjeje të qëndrueshme do të jetë, në rastin më të mirë, i vështirë dhe i ngadaltë në vitin 2013 dhe me rreziqe të konsiderueshme. Në këtë pasiguri, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi në veçanti kanë nevojë të insistojnë më shumë në zbutjen e deficitit fiskal dhe në uljen e borxheve publike.