REZULTATET/ Luhen Flamurtari-Partizani 0-1 dhe Tirana-Laçi 1-0 (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana - Laçi dhe Flamurtari - Partizani janë dy ndeshjet fundit që po luhen në kuadër të Javës së 29-të të Kategorisë Superiore.
Bardheblutë ndodhen në mesin e tabelës së klasifikimit me 44 pikë, ndërsa pas tyre vjen Laçi me 31 pikë. Pas humbjes së Skënderbeut pasditen e së dielës 1-0 në Kukës, të kuqtë e Partizanit kërkojnë një rezultat pozitiv në Vlorë, si një mundësi për t'ju afruar kreut.
Kategoria Superiore
Java 29-të
Flamurtari - Partizani 0-1
Golat: Sukaj 40´
*Kros nga e djathta për Sukajn në zonë, shkodrani shfrytëzon hutimin e mbrojtësve vendas, gjuan menjëherë drejt portës dhe çon topin në rrjetë.
Flamurtari: Lika, Idrizaj, Pashaj, Lakoste, Marku, Curri, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Alvesh
Trajner: Zekerija Ramadani
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Atanda, Filipe, Trashi, Batha, Vila, Fazliu, Sukaj
Trajner: Andrea Agostineli
Arbitër: Kridens Meta
Tirana - Laçi 1-0
Golat: El.Bakaj 07´
Tirana: Ed. Bakaj, Deliaj, Smajli, Gërçaliu, Hoxhallari, Lika, Teqja, Vucaj, Muzaka, Fukui, El. Bakaj
Trajner: Ilir Daja
Laçi: Selmani, Souza, Buljan, Sheta, Çela, Musaj, Gjoni, Dosti, Cetkoviç, Sefgjini, Malindi
Trajner: Eugent Zeka
Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Olsid ferataj