REZULTATET LIVE/ Kategoria e Parë: Kastrioti thyen Adën 5-1, ndalet Besëlidhja
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kanë filluar pasditen e së shtunës (ora 16:00) ndeshjet e vlefshme për Kategorinë e Parë. Dhjetë skuadrat e Grupit A përballen mes tyre në kuadër të Javës së 20-të, ndërsa ekipet e Grupit B do të luhen mesjavën e ardhshme.
Klubi i Luftëtarit u bë shkak për shtyrjen e javës së 20-të të kampionatit nga sot për të mërkurën. Virusi gripal që preku 10 lojtarë bluzi bëri që gjirokastritët t'i kërkonin FSHF-së shtyrjen e ndeshjes me Turbinën dhe institucioni i futbollit vendosi që t'i shtyjë të gjitha takimet.
Ndërkaq, renditjen në Grupin A e mban ekipi i Kastriotit me 43 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Besëlidhja me 42 pikë. Kastrioti luan sot në transfertë ndaj Adës në "Reshit Rusi" dhe Besëlidhja përballet në derbin e prefekturës me Ilirinë.
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:
(Mbyllen takimet e velfshme për Grupin A)
Kamza-Mamurrasi 0 - 0
Besa-Erzeni 3 - 1
Gol: Meteo Hasa 17´, 52'/ Reçi
Burreli-Korabi 1 - 0
Gol: Kaloshi 70´ (me penallti)
Iliria-Besëlidhja 0 - 0
Ada-Kastrioti 1 - 5
Golat: Puka/ Alikaj, Rraboshta