REZULTATET/ Kategoria e Parë: Luftëtari gjen avantazhin, Dinamo kryeson në Fier
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kanë filluar pasditen e së dielës (ora 16:00) pesë sfidat e vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë.
Luftëtari kryesues luan përballë Butrintit, ndërsa Pogradeci i vendit të dytë pret ekipin e Shkumbinit në shtëpi.
Apolonia u ka dhënë dje fund përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë ndaj Dinamos në shtëpi. Fierakët janë koshientë për faktin që nuk duhet të bëjnë asnjë hap fals, pas barazimit të arritur të mesjavë.
Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi është katër pikë larg Luftëtarit kryesues, megjithatë lojtarët nuk duken të dorëzuar sa i takon objektivit për të qenë në krye të tabelës. Ja ndeshjet që luhen sot:
Java e 21-të
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:
(Mbyllen pjesët e para në takimet e Grupit B)
Elbasani-Turbina 1 - 1
Golat: Shehaj
Luftëtari-Butrinti 2 - 1
Golat: Bregu 34'/
Apolonia-Dinamo 0 - 1
Gol: Gërxho 27´
Pogradeci-Shkumbini 2 - 0
Golat: Pinto 22´, Agastra 42´
Lushnja-Sopoti 0 - 1
Gol: Mirel Çota 16´