Qindra shqiptare kthehen mbrapa, policia kufitare: Nuk kane para mjaftueshem
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia kufitare greke ka kthyer mbrapa qindra shqiptarë që dëshironin të hynin në tokën e shtetit fqinj. Kjo për shkak, siç arsyeton pala greke, shqiptarët nuk plotësojnë kushtin e garancisë monetare prej 1500 euro. Mësohet se janë mbi 220 shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë Greqia nga policia kufitare. Gjithashtu mësohet se ata shqiptarë që janë lejuar kanë pritur mbi 6 orë në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë natës pala greke punonte vetëm me dy sportele duke bërë 1 orë pushim dhe një orë punë.