Qeveria miraton Lotarine Kombetare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare. Vendimi do të hyjë në fuqi 15 pas botimit të vendimit në fletoren zyrtare që do të thotë se Lotaria Kombëtare do të nisë aktivetin për herë të parë në fillim të vitit 2013.
“Miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG project”, sh.p.k.”, thuhet në vendim.
Gjatë muajit korrik, Ministria e Financave shpalli fitues të Lotarisë Kombëtare, “Austria Lottery” (Oesterreichische Lotterien). Firma austriake fitoi licencën për 3 milionë euro. Opozita kundërshtoi procedurat e ndjekura duke thënë se me ardhjen e saj në pushtet do të anulojë tenderin. Sipas saj qeveria duhet të kishte vendosur kriter çmimin e marrjes së të drejtës dhe duhet të përcaktuar një kuotë më të lartë fitimi dhe kjo të shpërndahej kryesisht për investime në sport dhe kulturë.