e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Amnesty International, Greqia, trajtim cnjerezor dhe poshterues te emigranteve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Amnesty International, Greqia, trajtim cnjerezor dhe poshterues te emigranteve
Amnesty International, kritikon ashpër Greqinë, për trajtim çnjerzor dhe poshtërues të emigrantëve. Drejtori i programit të Amsesty Interancional për Europën dhe Azinë Qendrore, thekson se Greqia është e pazonja që t;u ofrojë kushtet minimale të sigurisë dhe mbrojtjes. Nën trysninë e madhe të emigracionit, krizën e thellë ekonomike she shtimin e ksenofobisë, Greqia vërtetohet se është e pazonja dhe me mungesë dëshire , që t’u ofrojë kushtet më minimale të sigurisë, por edhe të strehimit, mijëra azilkërkuesve dhe emigrantëve, të cilat hyjnë në territorin e saj çdo vit.”

Përfaqësuesit e Amnesty International, theksojnë se në Greqi konstatojnë kushte tw pabarabarta në kampet e mbledhjes dhe të grumbullimit të emigrantëve, dhe trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Ata nënvizojnë se gjendja në Greqi ka filluar të marrë përmasat e një krize të thellë humane, dhe shtojnë se në vendin fqinj juanë shtuar sulmet dhe agresionet raciste kundrejt emigrantëve, dhe se qeveria nuk ka marrë asnjë masë parandaluese për këtë fenomen të rrezikshëm