e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Qetesohet Cristiano Ronaldo: Dua te fitoj sa me shume trofe me Realin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Qetesohet Cristiano Ronaldo: Dua te fitoj sa me shume trofe me Realin
Prioriteti i Cristiano Ronaldos nuk është kontrata, por të fitojë të gjitha ndeshjet dhë të gjithë trofetë e mundshëm me shokët e tij të skuadrës të Realit të Madridit. Kështu e ka përmbledhur dëshirën në profilin e tij në Facebook ylli i madrilenëve duke shuar edhe zërat për të ardhmen e tij, e duke riafirmuar edhe vendosmërinë për të qëndruar.

Pas trishtimit që ndjeu dhe pikëllimit të shprehur ditë e fundit e që u interpretua nga mediat spanjolle si një thirrje për një largim të mundshëm në fund të sezonit (edhe pse Marca i kishte nënshkruar rinovimin e kontratës për 15 milionë euro në sezon) ai dyshohej se mun edhe të largohej.

“Dy ndeshje, gjashtë pikë-shkruan Ronaldo referuar fitores në Portugali- Ne mund të kishim shënuar më shumë gola por është e vërtetë se Azerbajxhani e ka komplikuar detyrën tonë. Gjithsesi rezultari përfundimtar në të dyja ndeshjet ishte shumë pozitiv dhe tani është koha të kthehem në klub dhe të mendoj vetëm për të”.