e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Qerimaj me doping: Produktin e bleva ne supermarket

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Qerimaj me doping: Produktin e bleva ne supermarket
Në ditën e garimit në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion ka rezultuar me pozitiv në testin anti-doping. Qerimaj ka deklaruar se një produkt të tillë ai e ka blerë në supermarket dhe për këtë arsye ai e ka marrë si të mirëqenë që këto substanca janë të lejueshme.

Ai gjithashtu ka shtuar se në shtatë vite që përdor produktin nuk ka pasur probleme. Kampioni i Evropës ka theksuar se tani prit rezultatin e testit B për të kuptuar nëse ndaj tij përdorimi i kësaj substance të ndaluar do t’i sjellë pasoja. Nëse do të rezulojë pozitiv, atij do t’i hiqet tillulli kampion.