'Pusho, nuk je Maradona...'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Osvaldo: Jam më i madh se ty dhe kjo skuadër nuk është River Plejti. Kur të flas unë më shiko në sy dhe m’u përgjigj. Është çështje respekti, është edhe një çështje gjaknxehtësh. Por mbi gjithçka është përgjigjja e menjëhershme e shokut më të vogël të ekipit. Po flasim për sherrin mes Osvaldos dhe Lamelës. Dy personazhet që “nxehën” së tepërmi atmosferën në kampion verdhekuq pas takimit midis Udineses dhe Romës, prej ditësh janë në syrin “e ciklonit” mediatik të kryeqytetit të Italisë. Ndërkohë që dje ishte pikërisht një e përditshme katalane, “El Confidencial”, ajo që tregoi fjalët që shtynë Osvaldon të godiste me grushte Lamelën.
Incidenti
Midis Osvaldos dhe Lamelës gjithçka nisi në fushë kur ndeshja ishte ende 0-0. Roma kishte shansin që të kalonte në avantazh, por ish-futbollisti i River Plejtit nuk i pasoi topin Osvaldos, kështu gjithçka u sfumua. Pas këtij episodi udinezi “falënderoi” dhe shënoi 2 gola që i dhanë edhe tri pikët në fund. Triumfi i friulanëve sikur “ndezi” ambientin verdhekuq. Menjëherë pas ndeshjes ish-futbollisti i Espanjolit, Osvaldo i kërkoi llogari Lameloës se përse nuk i pasoi topin. Por 19-vjeçari nuk i ktheu përgjigje. “Jam më i madh se ty dhe kjo skuadër nuk është River Plejti. Kur të flas unë më shiko në sy dhe m’u përgjigj”, kishte ngritur zërin 25-vjeçari. “Mbylle gojën dhe lëre këtë punë, nuk je Maradona”, - i është përgjigjur Lamela. Në atë çast Osvaldos iu errën sytë dhe goditi me shpullë Lamelën.
Dënimi
Ajo çka vijon më tej njihet prej të tërëve. Lajmi i shkon teknikut të skuadrës që menjëherë vendos të marrë masa, edhe pse të nesërmen në mëngjes mes Lamelës dhe Osvaldos kishte “shpërthyer” paqja. Por Luis Enrikes kjo gjë nuk i mjaftonte dhe kështu mendoi që të pezullonte me një ndeshje sulmuesin argjentinas (tashmë luan për Italinë).
Miqtë
Për t’i ndërruar mendjen ka dashur edhe Gabriel Hainze që ka shkuar tek Luis Enrike për t’i thënë se mes Osvaldos dhe Lamelës kishte rënë qetësia, por spanjolli mësohet t’i ketë thënë: “vendimet teknike më përkasin vetëm mua, mbylleni gojën dhe vazhdoni punën”. Ndërkohë që Osvaldo nga ana e vet ka thënë se është penduar dhe siç raportoi “El Confidencial”, 25-vjeçari ishte gati që të shkonte në Argjetinë për të reflektuar.