e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Punonjesi i karburantit perveteson 800 mije leke dhe zhduket

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Punonjesi i karburantit perveteson 800 mije leke dhe zhduket
Olsi Sh, 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi mundi të përvetësonte në pikën e karburantit “Elda” një shumë prej 800 mijë lekësh, u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Prej dy ditësh policia është vënë në kërkim të tij,  por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorit. Sipas banorëve të fshatit tashmë ai do të jetë duke larë borxhet, pasi përballej me një gjendje të vështirë ekonomike.

36-vjeçari deri dy ditë më parë kishte qenë punonjës i pikës së karburantit në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku deri atë ditë lekët e xhiros ditore ia dorëzonte rregullisht pronarit, por së fundi i gjendur mes dilemës dhe tundimit nëse duhej t’ia dorëzonte pronarit apo ti mbante vet, kishte fituar kjo e fundit

Sipas policisë, tashmë ndaj Olsi Sh, ka filluar procedimi për veprën penale të vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Për sa më sipër materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec