e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

CEZ: Policia po na sulmon

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
CEZ: Policia po na sulmon
Kompania CEZ, me anë të një deklarate, sqaron se ndërprerjet e energjisë po bëhen bazuar në legjislacionin në fuqi dhe se ajo ka të drejta të plota ligjore për të shkëputur dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike të çdo debitori, qoftë person privat apo publik.

“Shoqëria nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë”, thuhet në deklaratë, ku pretendohet se Policia e Shtetit është duke ushtruar presion mbi punonjësit e saj.

CEZ është informuar se Policia e Shtetit ka marrë një urdhër për të shoqëruar cilindo nga punonjësit e kompanise që është duke shkëputur nga rrjeti i shpërndarjes ndërmarrjet e ujësjellësve.

Në deklaratë thuhet se, “CEZ i kërkon policisë të japë sqarime dhe deklarata publike mbi ekzistencën e këtij urdhri, i cili është arbitrar, abuziv dhe në shkelje të plotë dhe të hapur të ligjit”.

“Do të ndiqen të gjitha hapat dhe proçedurat ligjore përkatëse duke denoncuar pranë autoriteteve kompetente çdo punonjës policie për shpërdorim dhe abuzim me detyrën dhe funksionin publik, duke penguar aktivitetin e shoqërisë dhe punonjësit tanë në kryerjen e detyrave të tyre”, thotë deklarata.

CEZ paralajmëron se, nëse veprimet arbitrare, abuzive dhe të jashtëligjshme të Policisë së Shtetit janë të organizuara dhe/ose të mbështetura nga autoritete dhe institucione të tjera publike të shtetit shqiptar, ajo do t’i konsiderojë ato veprime si një formë indirekte dhe e jashtëligjshme shpronësimi, duke qenë se Policia e Shtetit ndërhyn në mënyrë të jashtëligjshme në aktivitetin e shpërndarjes dhe i shkakton një dëm të konsiderueshëm shoqërisë.

Kompania ndërkohë fton autoritetet, përfshirë ERE-n, qeverinë dhe Policinë e Shtetit, të mbështesin veprimet e shoqërisë në shkëputjen e debitorëve, të cilët me mospagesën e përsëritur të faturave të energjisë elektrike kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të shoqërisë, me pasoja të pallogaritshme për konsumatorët e ndershëm që paguajnë rregullisht faturat e tyre të energjisë.

Ndërkaq, në një njoftim të dytë gjatë pasdites, kompania ka reaguar edhe ndaj deklaratave të dy zëvendësministrave në lidhje me borxhet e ndërsjellta mes CEZ dhe shtetit shqiptar.

Sipas CEZ, ndryshe nga sa pretendon qeveria, borxhi që institucionet publike kanë ndaj saj është më i lartë se detyrimet që CEZ ka ndaj KESH dhe në total arrin shifrën 23 miliardë lekë.

CEZ thotë se ka ofruar skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste dhe mundësinë e pagesës së pjesshme të këtyre borxheve. Gjithashtu, kompania pretendon se i ka ofruar qeverisë edhe anullimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, por kjo nuk është arritur.

Fier, pushtohet me forcë nënstacioni

Qindra banorë të komunës Frakull dhe punonjësit e Ujësjellësit me në krye kryekomunarin e Frakullës sulmuan në mesditë nënstacionin e CEZ-it në Kafaraj të Fierit. Dy police roje ne nenstacion u larguan dhe turma u fut ne nenstacion me force duke i kerkuar nje punonjesi te takoje rrjetin.

Protestuesit i kerkuan punonjesit te ritakojë energjine dhe gjate protestes kryekomunari i Frakulles ka kercenuar per pershkallezim te protestave.

Pas disa minutash protestuesit vendosen te ritakoje vete energjine, ata hyne me force duke debuar punonjesit e CEZ. Energjia eshte ritakuar nga vete banoret duke rikthyer energjine ne gjithe zonen dhe ne ujesjelles.

Nenstacioni elektrik i Fierit tashme eshte nen kontrollin e banoreve dhe specialistet e CEZ e kane te pamundur te rimarrin rrjetin nen kontroll, nderkohe qe policia eshte terhequr.

Ujësjellësi i Durrësit padi ndaj CEZ

Ujësjellësi i Durrësit depoziton kallëzim penal ndaj CEZ për ndërprerjen e energjisë. Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Doklead Ademi konfirmoi kallëzimin ndaj CEZ. Sipas Ademit, nga stakimi i energjisë janë djegur 4-5 pompa në nënstacion. Ndërkohë, 5 punonjës të CEZ janë ndaluar nga policia e qytetit bregdetar pasi i stakuan energjinë e ndërmarrjes së ujësjellësit. Sipas informacioneve të fundit, ndalimi i punonjësve është bërë pas padisë së bërë nga ky institucione shtetëror. Ata akuzohen për abuzim me anë të detyrës.  

CEZ: Nuk tërhiqemi nga vendimi

Kompania CEZ me anë të një deklarate sqaron se ndërprerjet e energjisë po bëhen bazuar në legjislacionin në fuqi ka të drejta të plota ligjore për të shkëputur dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike të çdo debitori, qoftë person privat apo publik.

Shoqëria nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë. Ne deklarate thuhet se policia e shtetit është duke ushtruar presion mbi punonjësit e saj.

CEZ eshte informuar se Policia e Shtetit ka marrë një urdhër për të shoqëruar cilindo nga punonjësit e kompanise, që është duke shkëputur nga rrjeti i shpërndarjes ndërmarrjet e ujësjellësve.

Ne deklarate thuhet se CEZ i kërkon policisë të japë sqarime dhe deklarata publike mbi ekzistencën e këtij urdhri, i cili është arbitrar, abuziv dhe në shkelje të plotë dhe të hapur të ligjit dhe se do të ndiqen të gjitha hapat dhe procedurat ligjore përkatëse duke denoncuar pranë autoriteteve kompetente çdo punonjës policie për shpërdorim dhe abuzim me detyrën dhe funksionin publik, duke penguar aktivitetin e shoqërisë dhe punonjësit tanë në kryerjen e detyrave të tyre.

Nëse veprimet arbitrare, abuzive dhe të jashtëligjshme të Policisë së Shtetit janë të organizuara dhe/ose të mbështetura nga autoritete dhe institucione të tjera publike të shtetit shqiptar, do t’i konsiderojmë këto veprime si një formë indirekte dhe e jashtëligjshme shpronësimi duke qenë se Policia e Shtetit ndërhyn në mënyrë të jashtëligjshme në aktivitetin e shpërndarjes dhe i shkakton një dëm të konsiderueshëm shoqërisë.

Kompania nderkohe fton autoritetet përfshirë ERE, Qeverinë dhe Policinë e Shtetit të mbështesin veprimet e shoqërisë në shkëputjen e debitorëve, të cilët me mospagesën e përsëritur të faturave të energjisë elektrike kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të shoqërisë me pasoja të pallogaritshme për konsumatorët e ndershëm që paguajnë rregullisht faturat e tyre të energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë

14:15 - Bordi i ERE do të zhvillojë një mbledhje urgjente për heqjen e licencës për kompaninë CEZ Shpërndarje. Mbledhja është lajmëruar se do të mbahet në orën 15:00. “Ai Raport”, citon burime të brendshme të ERE-s të cilat thonë se kanë nisur zyrtarisht procedurat për heqjen e licencës.

14:10 - Pas urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Noka., kanë ardhur masat e para. Në qytetin e Elbasanit, policia ka shoqëruar në komisariat dy punonjës së kompanisë CEZ Shpërndarje.

CEZ Shpërndarje

CEZ ka reaguar duke u shprehur se ka të gjithë të drejtën ligjore për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike për ujësjellësit debitorë. CEZ ka bërë të qartë se do të ketë ndërprerje për të gjithë debitorët qoftë individ privat apo institucion publik.

Ndërkohë mes qeverisë dhe CEZ po zhvillohen negociata për arritjen e një zgjidhje, e cila ende nuk është gjetur. CEZ ka kërkuar faljen e detyrimeve të saj ndaj KESH në mënyrë që ajo të falë borxhin e ujësjellësve. CEZ ka reaguar edhe ndaj urdhrit të ministrit të Brendshëm duke thënë se “do padisim për shpërdorim detyre çdo punonjës policie që pengon aktivitetin e kompanisë sonë”, duke shtuar se nëse policia mbështetet nga institucionet atëherë , “kjo është formë indirekte shpronësimi”.

Ministria e Ekonomisë

Zv.ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dënuar vendimin e CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e furnizimit me energji të ujësjellësve debitorë. Dervishaj tha se CEZ po cenon sigurinë kombëtare me këtë veprim dhe kërkoi të tërhiqet. Nëse kjo nuk ndodh ai tha se shteti do të marrë hapat e nevojshme.

Gjithashtu zv.ministri i Ekonomisë ka theksuar se CEZ më parë duhet të plotësojë detyrimet e vetë dhe më pas të kërkojnë plotësimin e detyrimeve nga të tjerët. Në këtë kuadër Dervishja u shprehe se CEZ i ka borxh shtetit 14 miliardë lekë ndërsa borxhi i ujësjellësve për CEZ është në total 1 miliardë lekë dhe shtoi se jo të gjitha pretendimet e CEZ qëndrojnë.

Ministria e Brendshme

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka thirrur mbledhje urgjente me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani për konfliktin me CEZ. Noka bërë dhënë urdhër për ndalimin e punonjësve të CEZ duke e cilësuar aktin e ndërprerjes së energjisë për ujësjellësit kriminal. Ndërkohë kompania CEZ Shpërndarje ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rikthejë energjinë elektrike por kërkon marrëveshje me qeverinë për shlyerjen e borxhit.

Banorët rikthejnë me forcë energjinë

Fier – Banorët hyjnë në nënstacionin e vendosur në Kafaraj nga furnizohet qyteti me energji. Reagimi pas ndërprerjes së furnizimin me ujës si pasje ndëshkimi i CEZ-it për ujësjellësit. Pas ndërhyrjes më forcë është rilidhur energjia elektrike.

CEZ ndërpret energjinë për ujësjellësit debitorë

Kompania CEZ Shpërndarja ka nisur të zbatojë paralajmërimin për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për të gjithë ujësjellësit që janë debitorë. Deri tani ndërprerja është bërë për gjashtë qytete, Elbasan, Durrës, Vlorë, Laç, Sarandë dhe Fier.

Ndërkohë policia dhe prokuroria e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj CEZ-it pas ndërprerjes së energjisë për ujësjellësin. Sot CEZ ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për ujësjellësit e Vlorës, Elbasanit, Fierit, Laç dhe Durrës.

Masa ligjore ndaj CEZ ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe prokuroria e Elbasanit pas kallëzimit nga qytetarët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, ka reaguar pas këtij vendimi të CEZ. Duke folur për “Ai Raport”, Noka ka deklaruar se, “do ndërhyjmë pas denoncimit të qytetarëve apo drejtorive”.

“Ujësjellësit janë objekte të rëndësisë së lartë. Nuk do tolerojmë ndërprerjen e energjisë për institucionet. Ndërprerja është vetëgjyqësi”, ka thënë Noka.

Ndërkohë Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar duke thënë se, “nuk mund të ndërhyjnë në vendimin e CEZ-it dhe se debitorët duhet të paguajnë detyrimet”.

Dje ishte Komiteti Shqiptar të Helsinkit i cili e konsideroi një gjë të tillë kërcënim për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. KSHH tha se “kjo është zgjidhje e gabuar për një kompani që vjen nga një vend anëtar i BE dhe një papërgjegjshmëri e rëndë për një shtet që pretendon të marrë statusin e vendit Kandidat për integrim në BE”.

Sarandë, policia rikthen energjinë elektrike

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ka deklaruar për “Ai Raport”, se policia ka ndërhyrë duke lidhur me forcë furnizimin me energji elektriket ujësjellësit të këtij qyteti.

“CEZ që në orën 09:00 e ndërpreu me pretendimin se ka 140 milionë lekë të mbajtura, kur Ujësjellësi thotë se i ka likuiduar, këto pretendime duhen verifikuar. Nga ora 09:00 policia ka vajtur për të lidhur energjinë në mënyrë të sforcuar tek stacioni i furnizimit me ujë tek burimet e Vrionit”, është shprehur Çipa. Por ndërkohë pa energji është stacioni i ujërave të zeza, çka bën që ujërat e zeza të derdhen në det.

Haxhinasto mbledhje emergjente

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka mbledhur me urgjencë një grup konsulentësh. Në takimin që vijon ende, janë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës Botërore dhe të Ambasadës Amerikane. Dje, Haxhinasto, u shpreh se CEZ Shpërndarje nuk mund të ndërpresë furnizimin me energji për ujësjellësve duke bërë të ditur se agjencitë në varësi të qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar një gjë të tillë.