e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pukjanëve u sos durimi, duan rrogat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pukjanëve u sos durimi, duan rrogat

Lojtarët e Tërbunit janë duke sakrifikuar shumë, duke qenë se prej tetë muajsh ende nuk janë paguar nga drejtuesit. Megjithatë ata kanë dhënë maksimumin pas çdo përballjeje duke arritur të marrin pikë dhe duke mbajtur njëkohësisht shpresat gjatë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.terbuni-laciEdhe pse një gjë e tillë duket mjaft e vështirë, trajneri Gjoni, pas çdo deklarate për mediat, ka bërë me dije se skuadra e tij do të respektojë kampionatin deri në fund për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit.

Megjithatë çështja e rrogave vazhdon të mbetet një problem dhe lojtarët janë në pritje të zgjidhjes së ngërçit procedural, që, sipas drejtuesve, por mban peng pagesat. "Jemi duke luftuar me skuadrat e vendeve të para, madje edhe po marrim pikë dhe duam të dimë pse nuk po paguhemi.

Nga ana e drejtuesve, na është thënë se çeku është firmosur dhe bashkia ia ka kaluar klubit, por ne vazhdojmë të mos marrim asgjë. I bëjmë thirrje kryebashkiakut që ta zhbllokojë këtë situatë sa më shpejt, pasi kështu nuk vazhdohet më", janë shprehur disa prej lojtarëve të Tërbunit.

Ndërkohë, skuadra do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do ta luajë ndaj Tiranës në transfertë. Objektivi do të jetë marrja e pikëve, duke përfituar edhe nga momenti jo i mirë që po kalojnë bardheblutë. Gjithashtu shpresohet dhe te ndonjë hap fals i kundërshtarëve