e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Pse e dhe penalltine? Ashtu me donte qejfi'- Pergjigjia e arbitrit te Skenderbeu-Flamurtari

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Pse e dhe penalltine? Ashtu me donte qejfi'- Pergjigjia e arbitrit te Skenderbeu-Flamurtari
Penalltia e paqenë e dhënë në favor të Skënderbeut në ndeshjen me Flamurtarin, vazhdon që të ngjallë polemika të shumta, duke qenë se dihen lidhjet e kroçarëve me Federatën e Futbollit. Por, cili ka qenë shpjegimi i arbitrit të ndeshjes për penalltinë e dhënë: “Ashtu më donte qejfi”.

“Në fakt nuk shkova për ndonjë protestë individuale, por e ndieja si detyrë që t’i thoshja dy fjalë për atë baltë që i hodhi ndeshjes. Me shumë kurajo e bëra dhe i thashë se kishte gabuar shumë që veproi në atë mënyrë. Por, jam befasur plotësisht kur nga goja e tij mora përgjigjen: “Se ashtu më donte qejfi mua”!, ka thënë mesfushori i Flamurtarit, Njazi Lena, për Sport Ekspres