Provokojnë grekët, shpalosin flamurin e Vorio Epirit në ndeshjen Greqi-Mali i Zi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Greqi-Mal i Zi në stadiumin "Karaiskaqi". Në momentin luajtjes së himnit grek, pjesëtarë të organizatës nacionaliste "Epiri i Veriut 1914" që ishin të pranishëm, kanë hapur një flamur gjigant të Epirit të Veriut.
Një flamur ky propagandistik dhe i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium.
Një incident i tillë në ndeshje zyrtare do të kishte pasoja të rënda për vendin organizator, por në rastin e kësaj ndeshjeje që ishte miqësore, delegati i UEFA-s mungon dhe si rrjedhojë nuk raportohet si incident, kështu Federata greke nuk rrezikon penalizim.