e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Pronat e politikaneve Shqipetare.

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pronat e politikaneve Shqipetare.
Pasuritë e patundshme, investimi më i leverdisshëm i politikanëve në Shqipëri

Nga sa ata kanë dëshmuar në deklaratat e pasurisë, të dorëzuara në ILDKP për vitin 2011, janë një sërë deputetësh dhe politikanësh, të cilët kanë blerë apartamente apo vila, kryesisht në bregdet. Nga sa shihet, paraja s’ka ngjyrë, e në listën e politikanëve që kanë blerë pasuri të patundshme janë si socialistë, ashtu edhe demokratë.

Ndër personat që ka investuar më shumë në blerjen e pasurive është deputeti i LSI-së, Lefter Koka, por nuk mbetet pas ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deputeti Fatos Hoxha, zv/ministri Ylli Manjani apo edhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.

Vilat

Lefter Koka është deputeti që gjatë vitit 2011 ka pasur transaksione të mëdha bankare, kryesisht në blerjen e pasurive të patundshme. Deputeti i “Partisë Lëvizja për Integrim” në deklaratën e pasurisë së tij  për  vitin e shkuar, ka zbardhur të gjitha shitje-blerjet e bëra. Kështu, Koka deklaron se për vitin 2011  pasurisë së tij i është shtuar një sipërfaqe prej 77.2 m2, në lagjen nr.17 në Durrës. Po në këtë zonë, Lefter Koka ka  blerë dhe një sipërfaqe trualli prej 1141 m2, e përftuar kjo nga shkëmbimi  me një apartament.  Ndërsa në lagjen nr. 1, deputeti i LSI-së ka blerë një tjetër  apartament me sipërfaqe 149m2, për të cilin thotë se ka kushtuar 2.933.600 lekë. Nga sa ka deklaruar, deputeti Koka gjatë vitit të shkuar është bërë pronar i një sipërfaqeje të konsiderueshme toke në zonën kadastrale në Arapaj, me rreth 5 mijë m2. Pronë kjo, të cilën Koka thotë se e ka përftuar kryesisht nga shkëmbimi i  kontratave dhe blerjeve me kesh. Por Lefter Koka nuk është i vetmi politikan, që ka investuar në pasuri të paluajtshme. Ylli Manjani, një tjetër përfaqësues politik i “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, rezulton që në vitin 2011 të ketë blerë apartament në  bregdetin e Jugut. Në deklaratën e tij të pasurisë Manjani thotë se, është pronar i një apartamenti në Sarandë me një vlerë prej 45 mijë eurosh. Qejfit të pasjes së një shtëpie buzë detit nuk i ka shpëtuar as ministri i Inovacionit, Genc Pollo. Gjatë vitit 2011, ministri thotë se ka blerë një  apartament në fshatin turistik “Laguna Blu” në Qerret.  Sipërfaqja e këtij apartamenti është 130 m2 dhe sipas deklaratës së pasurisë, Pollo thotë se  ka kushtuar 70 mijë euro. Për të blerë këtë apartament, ai deklaron se ka marrë një kredi me një normë interesi 2%.  Një tjetër deputet, që gjatë vitit 2011-të ka blerë pasuri të patundshme është dhe Fatos Hoxha. Deputeti demokrat, megjithëse nuk shpjegon burimin e të ardhurave, thotë se ka blerë një apartament me sipërfaqe 146 m2 në një vlerë 120 mijë euro. Në pasuri të patundshme ka investuar edhe kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste. Gramoz Ruçi ka deklaruar se, gjatë vitit 2011 bashkëshortja e tij ka prenotuar një dyqan me një sipërfaqe 170 m2, që kap vlerën e 100 mijë eurove.

Ruli, 150 mijë euro shtëpi në Farkë, Naço 6.5 mln lekë

Genc Ruli është i vetmi ministër i kabinetit Berisha, i cili rezulton të ketë shpenzuar më shumë në vitin 2011 për ndërtimin dhe mobilimin e një shtëpie. Respektivisht 150 mijë euro është shuma e bërë publike në deklaratën e tij të pasurisë, që sipas Rulit është shpenzuar për një shtëpi banimi në komunën e Farkës. Nga ana tjetër, ish-ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, renditet i dyti me një shtëpi me vlerë 6.5 milionë lekë, të blerë vitin e kaluar. Ndërkohë që shefi i Financave shqiptare, Ridvan Bode, rezulton të ketë shpenzuar rreth 5 milionë lekë për një shtëpi në fshatin e tij të origjinës, Rakickën e Devollit. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i akuzuar së fundi nga opozita për afera korruptive në tregtinë e armëve, figuron më i varfër se bashkëshortja e tij, e cila ka fituar gjatë vitit të kaluar rreth 30 mijë euro, kundrejt 1.6 milionë lekëve të fituara prej tij nga funksioni shtetëror. Një tjetër deputet që ka bërë transaksione  financiare është Eduard Halimi. Sipas deklaratës, ai ka shitur dy prej makinave që kishte në shtëpi për të blerë një “Benz” për 42 mijë euro. Gjatë vitit 2011, ai ka vazhduar të marrë qiranë e zyrës së tij te Kullat Binjake, prej së cilës ka fituar rreth 25 mijë euro në vit. Megjithatë, llogaritë bankare të ministrave të qeverisë janë rrudhur, ca prej investimeve në pasuritë e paluajtshme, e ca të tjera, ndoshta nga kriza ekonomike, që duket se nuk ka kursyer as vetë ata.

Gratë e “varfra” të politikës

 Janë  plotë sharm e shije. Të  veshura shpeshherë nga stilistët më të njohur të modës, por që jetojnë vetëm me rrogën. Madje, disa syresh, edhe me kredi. Këto janë gratë e politikës shqiptare. Ato që shpeshherë na joshin me pamjen, e herë të tjera na çudisin nga sa deklarojnë, se jetojnë me bukën e “qeverisë”.  Pakkush mund të kundërshtojë vlerësimin pozitiv për look-un e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Me plot gojën mund të thuash se është sharmi i kabinetit Berisha, por nisur nga deklarata e pasurisë që znj. Bregu ka  plotësuar  për Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Verifikimit  të Pasurive, znj. Bregu  duket sikur jeton në kurriz të bashkëshortit të saj. Madje gjatë vitit 2011 janë  pakësuar ndjeshëm depozitat e saj bankare. Ministrja Bregu deklaron se të ardhurat e saj vjetore nga puna dhe dietat janë 1.385.133 lekë. Ndërsa bashkëshorti i saj, Namik Ajazi, ka siguruar  48.000  euro.  Familja e znj. Bregu siguron të ardhura dhe nga dhënia e një ambienti me qira, në një vlerë prej 27.000 eurosh në vit. Megjithëse të ardhura të vetme të deklaruara ka rrogën si deputete,  vitin e kaluar ministrja e Integrimit ka blerë një apartament 50 m2 në ishull Lezhë. Një tjetër deputete që jeton në kurriz të të shoqit është Mesila Doda. Nga  deklarata e pasurisë së znj. Doda shihet se është bashkëshorti i saj, Enkel Demi, ai që siguron të ardhurat më të mëdha të familjes, duke punuar si gazetar. Zonja Doda ka deklaruar vetëm pagesën e saj si deputete, në vlerën e 2 milionë e 600 mijë lekë si të ardhura vjetore. Deputetja e Partisë Demokratike ka dy kredi me të cilat ka blerë shtëpi dhe një makinë. Me 17 mijë euro ka blerë shtëpinë, ndërsa me kredinë prej 18 mijë eurosh ka blerë një makinë.  Po me makthin e kredisë duket se jeton edhe deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Sipas deklaratës së saj të pasurisë, të ardhurat e vetme të siguruara  janë rroga si deputete dhe dietat nga udhëtimet. Gjatë vitit 2011, Vokshi ka blerë një makinë, tip Land Rover, në  vlerën e 47 mijë eurove. Znj. Vokshi në deklaratën e saj shkruan se, gjatë vitit 2011 janë pakësuar llogaritë bankare, e konkretisht ajo në Bankën Amerikane me 49 dollarë, llogaria në Bankën Raiffeisen me 270 euro dhe një tjetër llogari në lekë me vlerën 3.900.  Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar një shtim të të ardhurave të saj në kesh me 800 mijë lekë, si rezultat i pagës dhe shpërblimeve si Kryetare e Kuvendit dhe të ardhurave si pjesë përkatëse e kompensimit të ish-pronarëve.

Genc Ruli

Interesa nga depozita 293 574 lekë

1039 usd

170 euro

-116 usd

551 usd

Depozitë e investuar  - 20 000 euro

19 400 euro

Bono thesari - 5 525 067 lekë

Llogari e bashkëshortes  -1 607 750 lekë

Interesa depozite - 2 282 euro

72 950 - lekë

Ndërtim shtëpia në truallin 612 m2 në Mjull Bathore, ndërtuar shtëpia me sip 468 m2                       150 mijë euro+80 mijë usd +8 mijë euro+100 mijë usd +25 mijë euro nga shitja e makinës.

Të ardhura nga paga   1 598 808 lekë

Qiraja e apartamentit - 10 000 euro

Pagesë bordi - 44 400 lekë

Shpërblime dhe dieta - 185 690 lekë

Paga e bashkëshortes  - 1 502 136 lekë

Shërbime konsulence të bashkëshortes - 909 090 lekë

Shlyerje kredie - 12 768 euro+8000 euro

Genc Pollo

Apartament në fshatin turistik “Laguna Blu” Qerret - 70 mijë euro

Llogari bankare -67 euro

+910 euro

-120 000 lekë

-1347 euro

-1687 usd +467645 lekë

Paga si ministër – 1 709 760 lekë

Honorare   -  87 809 lekë

Shlyerje kredi - 33 477 euro

Majlinda Bregu

Llogari rrjedhëse  -896 euro

+193 euro

-703 euro

Overdraft 5000 euro

+242 USD

+321 692 lekë

Qeraja e apartamentit 2250 Ex12, 27 mijë euro

Të ardhura nga paga 1 385 133 lekë

Të ardhura të bashkëshortit   48 000 euro

Overdraft i bashkëshortit  - 145 mijë euro

Shtëpi druri në Ishull Lezhë - 1 milion lekë

Arben Imami

Të ardhura nga paga -  1 699 432 lekë

Paga e bashkëshortes  - 1 044 000 lekë

Të ardhura nga bashkëshortja - 30 268 euro

Shlyerja e kredisë -   139 414 lekë

Edmond Haxhinasto

Shtesë në likuiditet   1 600 000 lekë

1152 euro

Paga neto -  1 803 204 lekë

Paga e bashkëshortes  - 360 000 lekë

Dieta për udhëtime jashtë  - 558 880 lekë

Qeraja e apartamentit -  250 euro

Fatmir Mediu

Shitur apartament te Shallvaret  - 220 000 euro

Pagesë apartament te rr.Elbasanit  - 54 433 Euro

Blerje trualli në Golem   -  2 803 800 lekë

Paga dhe shpërblime  - 1 614 237 lekë

Dieta  -  3605 euro dhe 2525 USD

Paga e bashkëshortes - 2 450 645 lekë

Qeraja e banesës - 8100 euro

Shlyerje kredie - 303 971 lekë

Shlyerje kredie - 20 869 euro

Detyrim  për apartamentin - 21 000 USD

Myqerem Tafaj

Llogari bankare +1 563 983 lekë

+5749 lekë

-5347 euro

+212 438 lekë

Të ardhura nga paga dhe shpërblime  2 231 159 lekë

Paga e bashkëshortes -  550 592 lekë

Paga e vajzës - 275 778 lekë

Shlyerje detyrimi - 2500 USD

Të ardhura vjetore Enkelejda Tafaj 46 955 euro

Petrit Vasili

Cash i shtuar 350 000 lekë

Të ardhura nga paga - 1 668 739 lekë

Bordi i ISKSH   130 100 lekë

Nasip Naço

Shtëpi banimi e blerë në 1999   6 500 000 lekë

Automjet i bashkëshortes   500 000 lekë

Depozitë bankare  2 400 000 lekë

Nënkryetar i Kuvendit 300 000 lekë

Llogari rrjedhëse 500 euro

+1 400 000 lekë

-1 000 000 lekë

Të ardhura nga paga  1 943 867 lekë

Paga e bashkëshortes   600 000 lekë

Shlyer kredi 276 000 lekë

Ridvan Bode

Llogari rrjedhëse +120120 lekë

Në emër të djalit  +114 290 lekë

Riparimi i shtëpisë në Rakickë-Korçë 500 000 lekë

Të ardhura nga paga  1 823 232 lekë

Pensioni për djalin   69 666 lekë

Interesat e depozitës 288 000 lekë

Depozita e djalit   115 290 lekë

Shlyerje kredie 126 000 lekë

4075 euro

Sokol Olldashi

Një vilë dubleks në Gjirin e Lalzit  57 000 euro

Trashëgimi e bashkëshortes 1/5 e 29 m2 tokë

Llogari bankare  – 7 000 euro

Paga dhe shpërblime 1 688 285 lekë

Dieta jashtë shtetit 2180 lekë

Paga e bashkëshortes  1 189 353 lekë

Paga e bashkëshortes në universitet privat 14 040 euro

Të ardhura nga botimet e bashkëshortes  207 600 lekë

Interesi i depozitës 54 000 lekë

Shlyer totalisht kredinë për apartamentin

Detyrim kësti i dytë për vilën te Gjiri i Lalzit  27 000 euro

Spiro Ksera

Llogari bankare 660 841 lekë

Depozita e bashkëshortes + 1 200 000 lekë

Të ardhura nga paga 1 658 322 lekë

Paga e bashkëshortes 643 452 lekë

Shlyerje kredie 612 000 lekë

Aldo Bumçi

Blerje autoveture “Benz” 9100 euro

Të ardhura nga paga 2 164 611 lekë

Paga e bashkëshortes  1 157 700 lekë

Qeratë e banesave 33 000 euro

Shlyerje kredie 11 400 euro

Eduard Halimi

 Shitje makine   25 000 euro

Shitje makine  12 000 euro

Blerje makine “Benz” 42 000 euro

Llogari bankare -6810 euro

321 409 lekë

1 310 338 lekë

 Paga si deputet  1 872 000 lekë

Paga e bashkëshortes 1 776 362 lekë

Paga si ministër 500 000 lekë

Qeraja e zyrës te Kullat Binjake  25 200 euro