e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Oketa: Berisha tallet me Shqipetaret.

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Oketa: Berisha tallet me Shqipetaret.
Deputeti Gazmend Oketa i FRD-së, e ka quajtur një lojë të pamoralshme seancën e djeshme parlamentar midis PS-së dhe PD-së, të cilat debatuan për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. 

Sipas tij, dy forcat e mëdha vetëm pak kohë më parë arritën të gjenin konsensus për një reformë shumë të rëndësishme si është ajo zgjedhore, ndërkohë që dje dëshmuan një tjetër lojë të pamoralshme.

Në një deklaratë për mediat, në reagim të zhvillimeve të ditës së djeshme, Oketa vlerësoi se nisma për një referendum popullor për kufizimin e imunitetit është një gjë shumë pozitive, por sipas tij, kjo është veç një tallje e Berishës.

“Është mirë të bëhen 2 referendume, dhe ai për imunitetet, dhe ai për plehrat”, u shpreh Oketa.

Më tej Oketa theksoi se, FRD është në favor të kufizimit të imunitetit. 

“Fryma e Re Demokratike është pro kufizimit të imunitetit. PD-ja dhe PS-ja gjetën konsensusin dy javë më parë për Reformë Zgjedhore, kurse dje këto dy forca politike dëshmuan një tjetër lojë të pamoralshme” u shpreh ai.