Prokuroria nis hetimet per Vllaznia-Kukesi

Prokuroria nis hetimet per Vllaznia-Kukesi

Superliga shqiptare po kthehet në një teatër të përjavshëm dhe shumë klube rrezikojnë tashmë dënime të ndryshme. Pas tolerimit të hapur të Teutës ndaj Flamurtarit dhe atij të Laçit ndaj Partizanit, hije dyshimi për trukim apo tolerim u hodhën edhe për ndeshjen Vllaznia-Kukësi. Prokuroria e Shkodrës ka nisur ndërkohë hetimet për këtë ndeshje. Hetimi ka nisur pas akuzave të bëra në media nga Vllaznia që akuzonte Kukësin për tentativa trukimi të ndeshjes. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimin pikërisht pas kallëzimit të bërë nga Vllaznia për zbardhjen e ngjarjes. Kukësi arriti të fitonte 2 me 1 në Shkodër por pati zëra se kuksianët kishin paguar para për të fituar ndeshjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama