Prokuroria heton ndeshjen e trukuar Kastrioti-Vllaznia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prokuroria e Krujës regjistroi procedimin penal, disa muaj pas verifikimit të provave materiale, për paracaktimin e rezultatit të ndeshjes së futbollit mes Kastriotit dhe Vllaznisë të luajtur më 2 Tetor 2011, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilëve, regjistrimi i procedimit penal është pa emrat e personave konkret si të dyshuar për këtë “trukim”, por, vetëm me vepër penale, atë të “Paracaktimit të rezultatit në garat sportive” në bashkëpunim. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se hetimi i kësaj çështje është bërë me iniciativën e drejtuesit të institucionit të akuzës në Krujë, prokurorit Florjan Bunjaku i cili ka ngarkuar një prokuror për hetimin e çështjes.
“Hetimet kanë nisur kryesisht dhe janë kryer e po kryen një sërë procedurash hetimore. Deri më tani, janë administruar materialet me cilësinë e provave nga Federata Shqiptare e Futbollit, dy klubet respektove si dhe janë marr e administruar një sërë dëshmi të personave me cilësinë e deklaruesve. Hetimet po vazhdojnë”-thanë burimet e prokurorisë, duke theksuar kështu që ende nuk ka një emër konkret të personave “trukues”. Por, pavarësisht se organi i akuzës nuk ka “zbardhur” emrat e personave dyshues, të parët që kanë reaguar për këtë ndeshje, pas përfundimit të saj kanë qenë administratori i Vllaznisë, shtetasi Kujtim Shaba që patë akuzuar rëndë gjyqtarët e ndeshjes për përzierje në “pazare”. Pas këtij reagimi, ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z.Lorenc Luka i cili gjatë një takimi në FSHF, ka kërkuar nga këto të fundit të hetojnë për paracaktimin e rezultatit të ndeshjes së luajtur në Krujë. Por, ajo që u publikua shumë kohë pas kësaj ndeshje, ishte raporti i UEFA-së, dorëzuar më 5 Tetor 2011 në FSHF.
Sipas këtij raporti, të publikuar në atë kohë nga “Sporti Shqiptar”, UEFA njoftoi federatën se ndeshja Kastrioti-Vllaznia kishte qenë anormale. “Dyshojmë se ai takim i luajtur më 2 Tetor 2011 ka qenë i trukuar”-thuhej në raportin e përpiluar nga Betting Fraud Detection System (BFDS-ja). Sipas raportit të BFDS-së, që sektori i UEFA-së i bazohet, kërkohet që të verifikohen 12 ndeshje të kampionatit shqiptar të luajtur brenda një muaji, Mars – Prill të vitit 2011, kryesishtë ndeshjet e luajtura më 15 dhe 20 prill 2011. Në mesin e ndeshjeve të kërkuara për verifikim BFDS-së i kërkon FSHF-së të hetojë edhe ndeshjen e datës 2 Tetor 2011 mes Kastriotit dhe Vllaznisë, që përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit. Sipas UEFA-s, kjo ndeshje për të cilën Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet, është luajtur me shuma të mëdha të hollash që do të përfundonte me fitore të Kastriotit (koeficienti 2.1, në kompanitë e basteve në Shqipëri) dhe 3+ (koeficienti 1.95). Dhe në fakt ndeshja ka përfunduar me fitoren e krutanëve dhe në këtë ndeshje janë shënuar 3 gola.
AKUZA
“Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 2 vjet burgim. Por, kjo vepër kur kryhet me qëllim përfitimi pasuror, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet dhe gjobë nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë”
NDESHJET NË RAPORTIN E UEFA-s
12 mars 2011
Dinamo – Elbasani 3-1
15 prill 2011
Dinamo-Skënderbeu 2-3
Tirana-Elbasani 6-1
19 mars 2011
Elbasani-Bylis 0-2
1 prill 2011
Laçi-Elbasani 3-1
20 prill 2011
Skënderbeu-Laçi 2-0
Flamurtari-Dinamo 6-2
Besa-Kastrioti 3-2
Elbasani-Teuta 2-4
Bylis-Shkumbini 2-0
24 prill 2011
Shkumbini – Besa 2-2
25 prill
Kastrioti -Teuta 3-1
3 tetor 2011-12-12
Kastrioti-Vllaznia 3-1