Prokuroria, hetim telefonatave te gardisteve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prokuroria kërkon tabulatet telefonike të drejtuesve të Gardës së Republikës për të mësuar se kush prej tyre dha urdhër për të qëlluar ndaj demonstruesve të paarmatosur, ku humbën jetën katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën me armë zjarri. Telefonatat e kryera gjatë 21 janarit, përkatësisht në një interval kohor prej pesë orësh, të drejtuesve të Gardës “në kërkim” po verifikohen nga akuza e kryeqytetit për të parë se me kë kanë biseduar apo kanë dhënë dhe marrë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve që ndodheshin jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Akuza thotë se objekti i hetimit është Garda e Republikës, drejtuesit e saj, për të cilët janë nxjerrë edhe urdhra ndalimi dhe se po verifikohen të gjitha të dhënat që zbardhin edhe vdekjen e katër personave.
Hetimet
Grupi hetimor i 21 janarit deklaron se nuk ka bashkëpunimin e duhur të Gardës së Republikës në zbardhjen e vrasjeve të katër demonstruesve. Sipas tyre, drejtuesit e Gardës janë “mbrojtur” me fanatizëm nga mazhoranca, madje policia nuk ka zbatuar edhe urdhrat e ndalimit, të cilët edhe sot e kësaj dite janë në “fuqi”. Dokumentet e sekuestruara në Gardë nuk hedhin dritë mbi asnjë veprim konkret për mbarëvajtjen e demonstratës së 21 janarit, por thjesht planin e masave. Madje, dokumentet e Gardës nuk zbardhin se kush dha urdhër për të qëlluar në ajër ose drejtpërdrejt ndaj turmës. “Krahas bashkëpunimit të pakët të Gardës, grupi hetimor ka vështirësi në marrjen e provave edhe nga Policia e Shtetit”, thanë burimet nga akuza qendrore, duke saktësuar se e vetmja mundësi për një hetim të pavarur është këqyrja e telefonatave që ka bërë drejtuesi i Gardës, si dhe shefat e njësive operacionale për të mësuar rreth urdhrave verbalë për të qëlluar ndaj protestuesve. Pritet që në ditët në vijim hetuesit e çështjes të ngrenë edhe një skemë për mënyrën e marrjes së urdhrit dhe zbatimit të saj, që nga drejtuesit e deri te gardistët e thjeshtë. Akuza ka marrë të gjitha të dhënat e mundshme dhe hetimet e mëvonshme do të përcaktojnë edhe dëshmitarët që mund të faktojnë bisedat në fjalë.
Komunikimet
Komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ka deklaruar në komisionin hetimor për zbardhjen e “grushtit të shtetit të 21 janarit” se ka komunikuar në telefon. Ai tha se ka komunikuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, nëpërmjet qendrës së drejtimit. “Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm dhe nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi tjetër, me asnjë lloj personaliteti të lartë shtetëror. Asnjë lloj telefonate”, tha Prendi, duke shtuar se gjatë “rrethimit 5 orësh” ka pasur komunikim jo vetëm me stafin e Policisë së Shtetit dhe Gardës, por edhe me persona të tjerë, ndërsa ka deklaruar se Garda e Republikës është në varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, para të njëjtit komision, tha se ka pasur komunikime në telefon me policinë dhe Gardën. Ai tha se më 22 janar, në orën 06:30 minuta, është njoftuar se urdhër-ndalimet ishin për komandantin e Gardës dhe 5 komandantët operativë të 5 Njësive të Gardës. Më pas tha se ka pritur orarin zyrtar të punës, dhe në orën 08:00 të po asaj dite, ka komunikuar me kryeprokuroren duke i shprehur shqetësimin për këto urdhra ndalimi. Basha tha se të gjithë urdhrat e dhënë në operacion, si nga Garda dhe nga Policia, janë të regjistruar në qendrat operative të tyre dhe se ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej. Ministri tha se ka komunikuar në telefon me drejtuesit e Gardës dhe me Kryeministrin, të cilët ndodheshin në të njëjtën godinë, pra në Kryeministri.
Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha, i pyetur në komisionin hetimor nëse ka pasur kontakte me krerët e institucioneve gjatë rrethimit pesë orësh, tha se ka qenë në komunikim periodik me ministrin Basha, i cili i kishte ardhur në zyrë dhe i ka kërkuar që të ndjekë detyrën. Berisha tha se ka komunikuar periodikisht me Kryetaren e Kuvendit, ministrin Imami dhe të tjerë, duke përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, duke ndjekur në çdo minutë zhvillimet. Kryeministri tha se nuk ka qenë i kërcënuar, pasi demonstruesit “brenda nuk hynin kurrë, po të ndërmerrnin një sulm frontal do të ndërmerrnin një disfatë frontale”.