Prokuroria: Do shkojme ne Apel
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tiranë Shpallja e vendimit ndaj të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit u pasua nga një reagim i menjëhershëm nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas burimeve zyrtare, thuhet se prokuroria është në pritje të vendimit të arsyetuar të gjykatës për të proceduar më tej. Por burime të rezervuara thanë se grupi hetimor ka tërhequr në gjykatë vendimin e shkurtuar që shpall të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon dhe ka nisur përgatitjen për apelimin e këtij vendimi. Të njëjtat burime konfirmuan se apelimi për vendimin e pafajësisë do të bëhet brenda afatit ligjor prej 10 ditësh, pavarësisht kohës kur do të zbardhet vendimi i arsyetuar i trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha.
Avokatët: Ditë e madhe për drejtësinë
Tiranë Vendimi i pafajësisë për të akuzuarit për tre vrasje u komentua edhe nga avokatët mbrojtës të të pandehurve. “Drejtësia foli. Është një ditë vërtet e madhe, jo personalisht për gjeneral Ndrea Prendin, por është një ditë e madhe, e cila shënoi që përfundimisht në Shqipëri nuk preken institucionet”- tha Genc Gjokutaj, avokat i Ndrea Prendit. Ndërsa avokati i të pandehurit Agim Llupo, Besnik Çerekja, tha se ky vendim nuk ka nevojë për koment. “Sot Gjykata shpalli vendimin ndaj të akuzuarve të datës 21 janar, vendim i cili nuk ka nevojë për koment. Ajo që unë shpresoj dhe besoj që ky të jetë një gur themeli i atij muri të lartë që drejtësia me reformat e saj duhet të ndërtojë”, tha Çerekja.