Prishtine, vritet ne zyre shefi i Agjencise se Privatizimeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dino Asanaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është therur në zyrën e tij me thikë mesditën e sotme. Asanaj ka ndërruar jetë pak pas sulmit, si pasojë e plagëve të rënda. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spitalin e Prishtinës, ku iu nënshtrua një operacioni për plagët e rënda që kishte marrë në fyt dhe gjoks, por nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Identiteti i autorit dhe motivet janë ende të paqarta. Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj, por bën të ditur se po kryen hetime.