Prifti: Segmente te qeverise me paralajmeruan 'Qendro ne rresht!'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Largimi i Dritan Priftit nga detyra e ministrit zbulon një sfond të dyshimtë të interesave ekonomiko-politike. I ftuar dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “Top Channel”, vetë ish-ministri ka zbardhur pjesë të situatës së panjohur që qëndron pas ndryshimeve të fundit në qeverinë “Berisha-Meta”, të cilat u konkretizuan me një mbledhje të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ai është nënkryetar. “Shqiptarët janë shumë më të qartë sesa unë dhe nuk është e nevojshme për t’i ndriçuar ata se cilat ishin motivet e vërteta të z. Meta për të bërë këtë lëvizje...
Kisha dijeni që z. Meta kishte 6 muaj që i ka kërkuar Berishës largimin tim”, u shpreh ai. Por aspekti më i errët i çështjes është zbardhur pas sjelljes në vëmendje të rastit “Belegu”, ish-këshilltari tanimë i zhdukur i Dritan Priftit. “Rasti i arrestimit të z. Belegu është tipik rast presioni mbi mua nga segmente të caktuara të qeverisë shqiptare. Ai është arrestuar në mënyrë bombastike në zyrën e tij në ministri për një çështje të tij private...Kam bindje të plotë që goditja e tij ishte një paralajmërim për mua me mesazhin ‘Qëndro në rresht!’. Nga analiza ime kam evidentuar një person që qëndron brenda këtyre gjërave.
Ky quhet Agron Kuliqi; ai ka qenë në historinë “Belegu” jashtë mase i përfshirë. Por i përfshirë gjithashtu edhe në atë të arrestimit të kryeinspektorit të hidrokarbureve...Kam informuar ministrin e Financave dhe Kryeministrin që në Shqipëri bëhet trafik i virxhin naftës, ku kanë qenë përfshirë tatimet, doganat...Ky inspektor hidrokarburesh në fillimet e punës nuk e ka lejuar më këtë kontrabandë. Kryeministri ka porositur një hetim, por nuk kam më asnjë të dhënë”, tha Prifti.
Të dhëna dhe fakte konkrete, përfshirje personash të rëndësishëm, të cilat nuk kanë lënë jashtë edhe vetë kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në këtë pikë ai ka drejtuar ndaj këtij të fundit disa akuza për personalitetin e tij që është në këtë dritë gjykimi shkaku i krizave të krijuara herë pas here. “Mes meje dhe z. Meta ka pasur historikisht një lidhje e cila herë ka qenë e mirë, herë problematike. Kemi pasur përplasje dhe sigurisht që disa nga këto kanë qenë edhe në periudhat e fundit. Z. Meta është një lloj politikani që bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë ushtarë. Nuk e vlerëson një njeri dinjitoz dhe të aftë...
Prandaj është reduktuar nga një politikan që kontrollonte 80% të PS në një kryetar të vogël të një partie të vogël”, tha Prifti. Përmes këtij tuneli ngjarjesh të vështira nuk ka munguar edhe një deklarim i paprecedentë teksa një ish-ministër është shprehur publikisht se “nuk ndihem plotësisht i sigurt”. Sa i përket të ardhmes politike të tij, Dritan Prifti ka bërë të qartë se largimi nga LSI nuk është vullnet i tij dhe se në këtë drejtim “unë do të bëj çdo gjë për të mos hedhur poshtë investimin e jetës sime”. Thënë ndryshe, ish-ministri i Ekonomisë, nënkryetar i LSI ka nënvizuar gatishmërinë për të kontribuar brenda partisë së tij, për të rivendosur një marrëdhënie me Ilir Metën, e mandej për të arritur një normalizim të situatës.