Prezantohet Kristian Broki: Nuk kam frikë se mund të digjem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristian Broki është prezantuar sot si trajneri i ri i Milanit. Së bashku me Administratorin Adriano Galiani, ish-tekniku i Primaveras ka thënë edhe fjalët e tij të para në koferencën për shtyp si trajner i Milanit duke deklaruar se nuk i trembet aspak këtij misinoi që ka ndërmarë.
"Është një nder për mua të jem trajner i Milanit. Dua të jap më të mirën time për ta rikthyer Milanin atje ku i takon. Ky grup ka punuar mirë edhe në këtë sezon, por unë do mundohem të fut idetë e mia në lojën që do bëjë në vazhdim ekipi.
Sigurisht që nuk mund të bëj mrekullira në kaq pak kohë. Mua më pëlqën të luaj me 4 mbrojtësa dhe me 3 mesfushorë. Gjithashtu më pëlqen të kem një trekuartist në ekip i cili të mbështesë dy sulmuesit.
Jam i qetë dhe i gatshëm për përgjegjësinë që po marr. E di mirë se çfarë duhet t'i bëj ketij ekipi.
Nuk mund të them se do fitojmë të gjitha ndeshjet që kemi përpara, por di të them vetëm se do të japim 110% në cdo takim. Rreziku ekziston se mund të dështoj, por unë nuk kam frikë se mund të digjem", deklaroi Broki në koferencën për shtyp.