e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Presidenti i Lacios: He se nje gervishtje ne b… ishte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Lacios: He se nje gervishtje ne b… ishte
Ndërkohë që mediat gjermane japin lajmin se një sulm shokues ka ndodhur ndaj tifozëve të Borusia Mënshengladbah në kryeqytetin italian, në prag të ndeshjes me Lacion, presidenti i ekipit italian ka shtuar benzinë në zjarr.

Ai ka zemëruar mediat gjermane me deklaratën e tij se në fakt nuk ka ndodhur gjë, ishin thjesht disa gërvishtje.

Mediat gjermane thonë se tre tifozë janë therur, por Klaudio Lotito thekson: “Mos ngrini alarm fals. Kam folur me policinë. Dy të parët nuk janë therur tamam, i treti ka një gërvishtje në b…”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Lacios janë problematikë.