e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Presidenti, Fatos Nano: Se bashku me PS-ne mund ta fitojme kete gare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti, Fatos Nano: Se bashku me PS-ne mund ta fitojme kete gare
Procesi për zgjedhjen e presidentit është kthyer në një proces të turpshëm. Kështu deklaron Fatos Nano, ish lideri i PS i cili ka vetëshpallur kandidaturën për president menjëherë pas tërheqjes së kandidatit zyrtar të mazhorancës Artan Hoxha .

"Fatos Nano ka deklaruar e ripërsërit se mbetet i vetëofruar për klasën politike shqiptare dhe publikun shqiptar për të patur mundësinë për të synuar konsensusin, ose për të garuar e për ta fituar këtë garë. Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës. Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që së bashku me Fatos Nanon duke bashkuar traditën, historinë, vlerat më të mira të Partisë Socialiste në këto 22 vite,  bashkë", thuhet në deklaratë.