e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Artan Hoxha: Terhiqem se procesi paralajmeronte furtune

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Artan Hoxha: Terhiqem se procesi paralajmeronte furtune
Në një deklaratë menjëherë pas tërheqjes Artan Hoxha deri pak minuta më parë kandidat për president, ka thënë se është tërhequr pasi situata dhe procesi paralajmërojnë furtunë. “Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste”, tha Hoxha.

Ai nënvizoi se “kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale”.

Artan Hoxha argumenton më tej se “Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”- përfundon deklarata e Artan Hoxhës, që deri pak më parë ishte kandidati i mazhorancës për raundin e katërt të votimit për Presidentin e Republikës.