e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Prenci: U gjeta i vetem perballe mafias se kromit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prenci: U gjeta i vetem perballe mafias se kromit
Në një konferencë për shtyp pak orë pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi ka deklaruar se e ka marrë këtë vendim pasi është gjetur i vetëm në luftën kundër mafias së kromit në Bulqizë.

“Ta harrojnë se duke më kërcënuar me bukën e gojës apo me jetën unë do të hesht. Nuk gjeta mbështetjen në shtet. Është koha që qytetarët të dëgjojnë. I gjendur përballë mafies së shpellave, denoncimi im ka rënë në vesh të shurdhër. Do luftoj dhëmbë me dhëmbë me mafian e shpellave të Bulqizës që e kanë rrënjën në Tiranë. Nuk do hesht më”,  nënvizoi Premçi.

Jep dorëheqjen drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi  

Dorëhiqet drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi. Sipas informacioneve, Prençi  ia ka paraqitur dorëheqjen e tij drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Shemsi Prençi ka qenë më parë në postin e shefit të forcave operacionale të policisë së Tiranës. Pritet që vetë Prençi të sqarojë motivet e dorëheqjes, ndërkohë që nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  ka emëruar menjëherë në vend të Prençit, Hasan Gjergjerin. Prençi u vu në qendër të vëmendjes mediatike në fund të fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2011, kur denoncoi zv.ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, se e kishte kërcënuar se do t’i merrte jetën nëse nuk ndërhynte me FNSH-të për të shtypur një miting të opozitës në Bathore. Në atë kohë, Prençi mbante postin e kreut të forcave special, ndërsa Peka ushtronte përkohësisht funksionet e ministrit të Brendshëm, pas kandidimit të Bashës për kreun e Bashkisë së Tiranës.