Monumenti i Pavaresise, dy kuba te zgjedhur nga Aldo Bumci
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua dje mbledhja e radhës së Komitetit Ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë, në të cilën u prezantuan veprat më të mira të përzgjedhura nga Juria për Monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë, si dhe posterat e 100 vjetorit që do të përdoren në aktivitete të ndryshme artistike, kulturore, me rastin e këtij Jubileu. Gjatë kësaj mbledhjeje komiteti ka vendosur edhe për monumentin që do të përkujtojë 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Megjithëse është krijim i një autori të huaj, ky monument ka marrë më shumë pikë, si nga juria, edhe nga publiku. Dilema qëndronte në faktin, se monumenti është modern për sheshet tradicionale që ofron Tirana, por argumentet e ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi bënë ëë Komiteti të zgjidhte dilemën. Si përfundim u vendos që të zgjidhen dy kuba të hapur që simbolizojnë hapjen e Shqipërisë dhe të shkruar në të dokumentin e pavarësisë.
Mbledhja Ndërministrore
Gjithashtu në mbledhje u miratua vendimi për përdorimin e Logos së 100 vjetorit. Duke vlerësuar punën serioze që është bërë në drejtim të përzgjedhjes, Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë artistët, piktorë e skulptorë, vendas e të huaj, që morën pjesë gjerësisht në këtë garë, duke paraqitur vepra të një cilësie të lartë, që përfaqësojnë denjësisht idenë për të cilën janë krijuar. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, bëri një paraqitje të 5 veprave më të mira të përzgjedhura nga Juria e përbërë nga personalitete të shquara të kulturës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Bumçi bëri të ditur se në konkursin për Monumentin e 100-vjetorit morën pjesë 66 artistë nga Shqipëria dhe diaspora si dhe të huaj nga Italia, Gjermania, Spanja, Islanda, Kanadaja dhe u paraqitën 73 projekte. Juria vlerësoi në vendin e parë me 31 pikë veprën e krijuar nga bashkëpunimi i artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas.
Monument në formë kubi
Vepra paraqitet në formën e një kubi, i cili hapet, duke përfaqësuar kështu idenë e një fortifikimi, pra të Shqipërisë si një vend i izoluar dhe i mbyllur, i cili më pas hapet. Monumenti i lartësisë prej 4 metrash krijon një hapësirë brenda të cilit qytetarët do të mund të kalojnë. Gjithashtu, brenda tij është e shkruar me lazer Deklarata e Pavarësisë. Materiali me të cilin do të ndërtohet Monumenti është i tillë që gjatë ditës do të mbledhë energjinë, duke bërë që të ndriçojë në mënyrë të natyrshme natën. Ministri i Kulturës bëri të ditur se për vlerësimin e punimit më të mirë, përveç jurisë zyrtare të këtij Konkursi, këto 5 bocete iu nënshtruan edhe opinionit të qytetarëve nëpërmjet votimit në mënyrë elektronike në mjediset e Galerisë së Arteve. Në këtë votim morën pjesë 6453 qytetarë, të cilët kanë votuar elektronikisht në faqen e galerisë Kombëtare të Arteve dhe 182 qytetarë që kanë votuar drejtpërsëdrejti, pra fizikisht. Nga këto votime rezultoi se boceti i përzgjedhur në vendin e parë nga Juria përkoi si më i pëlqyeri edhe nga qytetarët me 2210 vota. Në përfundim, Komiteti miratoi vendimin për përdorimin e logos në institucionet dhe vendimet që ajo duhet të shoqërojë . Gjithashtu logo është lënë e lirë që të përdoret nga shoqata të ndryshme nëpër aktivitetet kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë.
Berisha: Do ndërtohet varreza mbretërore, aty edhe eshtrat e Zogut
Në vijim të fjalës së mbajtur gjatë mbledhjes së komitetit ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Berisha tha se kryebashkiaku Lulzim Basha duhet të hap një konkurs për të ngritur një shqiponjë që të bëhet simboli i Tiranës. Më tej ai shtoi se ish-kryebashkiaku Edi Rama nuk ngriti e as ndërtoi asgjë, ndërsa në fund të mandatit tët tij shpërndau një kartolinë sepse është dadaist në politik, jo për vlerësimin për artin. Në vijim të fjalës së tij kreu i Qeverisë theksoi se kthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet patjetër sa më shpejt.
“Duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezës mbretërore sepse familja mbretërore ka pasur varreza dhe është kryer një akt i tmerrshëm, është minuar varri i nënës së Ahmet Zogut, për fajin e vetëm se i dha Shqipërisë burrin që bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet në një vend që ishte shekuj pa shtet. E vërteta është që tani nuk po i rikthehemi, ka patur dhe një përmendore të 25 vjetorit të Pavarësisë por edhe ajo ka pësuar fatin e Shqipërisë, nga 20 e ca metra e lartë u pushtua vendi dhe u bë 4 metra nga Enver Hoxha, i cili e mori dhe e bëri copa, por shqiponja mund të ketë ngelur diku në për depo. Theksoj se varreza mbretërore do ndërtohet, do bisedohet me Princin Leka dhe Mbreti do vijë në varrezat mbretërore. Ata kanë pasur si familje një varrezë, nuk varroseshin në tokë të tjetrit ndaj duhet që varreza të ndërtohet”, u shpreh Berisha. Në vijim ai tha se ka qenë akt makabër minimi i varrit të një nëne, ndërsa theksoi se edhe parlamenti ka një ligj për statusin e familjes mbretërore i cili votua nga të gjitha forcat politike ndaj duhet ti qëndrohet atij ligji. Ndër të tjera Kryeministri tha se, mund të shihet mundësia dhe riatdhesimi edhe të eshtrave të personaliteteve të tjera të shquara të cilat më mirë se kudo prehen në vendin e tyre, natyrisht duke u diskutuar me familjet.