e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Premtimi i fundit i Alban Hoxhes per bashkeshorten e tij

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Premtimi i fundit i Alban Hoxhes per bashkeshorten e tij

Portieri i Partizanit Alban Hoxha humbi bashkëshorten e tij, pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Ndonëse duhej të ishte një gëzim i madh për familjen lindja e një fëmije,  ajo u kthye në një tragjedi për Albanin.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai i premton bashkëshortes, se do ta dojë dhe do ta rritë fëmijën, njësoj sikur ajo të ishte e gjallë. Ja fjalët prekëse të Albanit:

"Ti ike,por je ende këtu me mua. Je ende pranë engjëllit tonë,që do ta rris njëlloj sikur ti t‘jesh gjallë. Do jesh pranë nesh në çfarëdolloj gjëje që të bëjmë. Edhe pse s‘duhet t‘ikje, ti ke lënë një kujtim mbrapa që s‘mundem të t‘harroj edhe nëse jetoj dy jetë, peng do e kem gjithë jetën, doja aq shumë që engjëlli jonë të të thërriste një herë të vetme “MAMA“ ,por kështu ishte shkruar.

Një engjëll la një engjëll pas..Ti je forca ime,ti je gjithmonë pranë nesh, ti je akoma këtu me mua..".