e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prandeli: Beme me te miren, por ishim shume te lodhur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prandeli: Beme me te miren, por ishim shume te lodhur
Trajneri i Italisë, Cesare Prandeli, ishte thellësisht i zhgënjyer me disfatën nga Spanja, duke thënë se skuadra e tij u dënua nga fati në finalen e madhe të zhvilluar në Kiev. “Ne nuk ishim në gjendjen më të mirë, pasi ne nuk i kemi pasur disa lojtarë të gatshëm për të luajtur dhe ndaj Spanjës duhet të jesh në formën më të mirë.

Ne ishim të lodhur, nuk luajtëm futbollin tonë. Mendoj se ekipi bëri më të mirën e mundur. Në fund të ndeshjes falënderova të gjithë për këtë turne fantastik. Tani duhet të shikojmë në të ardhmen”, ka deklaruar pas ndeshjes Prandeli.