Portugalia kualifikohet dhe i ben dhurate Shqiperise

Portugalia kualifikohet dhe i ben 'dhurate' Shqiperise

Portugalia ka mundur Danimarkën 1-0 në Bragë dhe përveç se i ka bërë një nder Shqipërisë, duke e lejuar të ëndërrojë për “Francë 2016”, është kualifikuar në Kampionatin Europian në kuotën e 18 pikëve.

Ka qenë një ndeshje e mirë ajo e skuadrës vendase, e cila e ka kërkuar golin në pjesën më të madhe të takimit. Vendimtar për portugezët ka qenë mesfushori Zhoao Mutinjo, i cili me një veprim teknik nga jashtë zonës, ka goditur me të djathtën, duke gjunjëzuar portierin Kasper Shmajkel.

Në të vërtetë skuadra e Morten Olsen ka pasur një rast të mirë për gol me sulmuesin Bendter, i cili nxitohet përpara portës kundërshtare. 90 minutëshi i Bragës rrezikoi të zhbllokohej disa herë që në pjesën e parë nga të dyja skuadrat që kërkuan disa herë golin dhe pavarësisht një shtylle të nordikëve në fillimin e pjesës së dytë, vendasit gjetën rrugën e rrjetës duke siguruar edhe kualifikimin për në Euro 2016 si skuadra e parë e Grupit I.

Në krahun tjetër, Danimarka i ka konsumuar të gjitha sfidat e këtij grupi duke pritur rezultatin e Jerevanit për të shpresuar në kualifikimin direkt. Megjithatë, të dielën janë edhe 90-të minuta shpresë për Danimarkën, por edhe për Shqipërinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama