e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Portieret e Islandes: Ne Shqiperi u stervitem me nje pule dhe nje qen te ngordhur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portieret e Islandes: Ne Shqiperi u stervitem me nje pule dhe nje qen te ngordhur
Portierët e Islandës gjatë stërvitjes së tyre para ndeshjes me Shqipërinë kanë pasur një përvojë të “pa imagjinueshme” dhe mbresat e tyre i kanë shprehur ne rrjetin social “Facebook”. Portieri islandez, Gkounleifour Gkounleifson, shkroi në statusin e Facebook-ut: “Stërvitja ime, në qendrën e trajnimit në Shqipëri u krye në shoqërinë e pulave dhe të një qeni të ngordhur”.

Portierët e Islandës tregojnë se kanë pësuar shok kulturoro-social, gjatë përgatitjes së tyre stërvitore, për ndeshjen e radhës në grup midis Shqipërisë, në kuadër të kualifikimit të Kampionatit Botërorë. Portierët e Islandës kanë vijuar deklaratën e tyre në rrjetin social në internete duke thënë: “Për një portier, që stërvitet në Shqipëri është diçka e veçantë. Stërvitesh në një vend me pula dhe me qenë të ngordhur, të cilët gjendeshin paralel me fushën. Çdo gjë e natyrshme me pak fjalë”.

Në ndeshjen me Islandën, Shqipëria pësoi një disfatë të hidhur në shifrat 2-1. Por çudia tjetër e kësaj ndeshje ishte gjendja e stadiumit, ku kanë mbetur të shokuar punonjësit e FIFA-s, të cilët kanë përpiluar një relacion me nota shumë kritike për mospërmbushje të kritereve nga ana e Bashkisë së Tiranës.  Rrebeshit i shiut tregoi gjendjen e mjerueshme të stadiumit, ku topi ngecte në baltë e me llokmat e fushës që shkuleshin.

Problemi kryesor sipas delegatit hungarez ishte rruga e hyrjes së skuadrave në stadium e cila nuk është në standardet që kërkon FIFA. Sheshi përpara stadiumit, që përkon me tribunën qendrore është rrethuar prej gati një viti nga një firmë private të cilës Bashkia e Tiranës i ka dhënë një leje për të ndërtuar një parking. Pas kësaj humbjeje, pritshmëritë e ekipit tonë dhe të tifozëve tkurren ndjeshëm.