Politikanet gjermane: Himni duhet te kendohet me detyrim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gysëmfinalja e Gjermanisë kundër Italisë ka rindezur një debat në Gjermani në lidhje me faktin se a janë mjaftueshëm nacionalistë lojtarët gjermanë. Miliona njerëz panë se si e këndonin me pasion himnin italianët, kurse shumica e gjermanëve heshtnin. Trajneri gjerman, Joakim Lëv thotë se lojtarët e kanë të lirë të këndojnë himnin. Kurse trajneri i të rinjve, Matias Samer, thotë se kush nuk e këndon himnin, duhet të japë një justifikim.
Bekenbauer thotë se ai e bëri me detyrim këndimin e himnit dhe ata fituan në vitin 1990. “Në vitin 1986 lojtarët tanë përtypnin çamçakëz kur këndohej himni, kurse argjentinasit këndonin plot zjarr dhe fituan,” thotë Kajzeri. Tani janë shumë politikanë që për gazetën Bild thonë se himni duhet bërë i detyrueshëm. Fakt është se në SHBA himni këndohet në shumë shkolla që në mëngjes. Po ashtu këndohet përpara çdo ndeshje basketbolli. Tifozët anglezë e këndojnë edhe gjatë lojës. Por përse nuk e kënduan spanjollët? E thjeshtë: Himni i tyre Marshi Mbretëror nuk ka tekst.