Policia e Shtetit: Demonstruesit perdoren bomba molotov, gure e lende zjarrvenie
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar ka bërë publike të dhënat mbi dëmet e shkaktuara nga demonstrata e organizuar nga opozita, e cila degjeneroi në dhunë të ashpër. Policia e Shtetit, bën me dije se bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike. Policia bën të ditur se pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike. Në vazhdim këto grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj.
Gjatë gjithë kësaj kohe Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë. “Për pasojë janë plagosur 17 (shtatëmbëdhjetë) punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe rreth 100 punonjës të tjerë policie janë lënduar.
Janë djegur dhe shkatërruar plotësisht mbi 15 mjete dhe dëmtuar me dhjetëra të tjerë.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Pas largimit nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit grupe vandalesh kanë vazhduar të shkatërrojnë, vjedhin dhe vandalizojnë objekte të ndryshme. “Në këtë moment në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur 2 persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili ndërroi jetë më pas. Policia e Shtetit njofton se drejtues të Prokurorisë së Tiranës dhe ekspertë mjeko ligjorë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autorët e tyre”, thotë komunikata e policisë. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës. Garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të siguruar rendin dhe qetësinë publike për qytetarët shqiptarë dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor.