E trishtueshme kjo dite, politiken ta bejme ndryshe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nuk do të doja të përsëritej ’97, kjo ka shumë rëndësi
Pëllumb Xhufi
Ishte një protestë, manifestim i dufit të qytetarëve kundër korrupsionit që mishërohet në këtë qeveri. Ishte një protestë që do i bënte nder Shqipërisë, sepse do të ishte i pari vend në rajonin e Ballkanit ku do të kishte një reagim të tillë popullor. Ka pasur rënie qeverish e kryeministrash edhe në vende të tjera të Ballkanit, por protesta e djeshme ishte një reagim dhe sensibilizim popullor. Për fat të keq protesta përfundoi në një mënyrë tragjike me humbjen e jetës së tre manifestuesve, të cilët, siç u dëgjua, ishin burra dhe prindër, baballarë fëmijësh, kryetarë familjesh, që u vrarë me armë zjarri. Kjo është e tmerrshme, e kam parë vetë dhunën e policisë, sigurisht jo e gjithë policisë. Kishte polici profesionale që mbajti gjakftohtësi dhe kur situata është provokuar. Ajo që dhunoi ka qenë policia me skafandra, e cila priste dhe vriste sikur shtypte miza jo shqiptarë. Kjo lloj policie, kur turma ishte shpërndarë dhe ishte vendosur qetësia, sulmonte grupe të veçuara. Policia sulmonte protestues që ishin mbyllur në dy kulla me një egërsi të pashoqe në kohën kur nuk kishte arsye për një qëndrim. Ky ishte një plan i paramenduar nga përgjegjësit e organizimit të operacionit, Kryeministri qëndron në krye të kësaj historie. Jam i bindur se sot, veç njollës e një qeverie të korruptuar, ka dhe njollën e një qeverie kriminale që vret popullin e vet.
Kjo do të jetë tema e politikës në ditët në vazhdim.
Maks Velo
E kam ndjekur demonstratën vetëm nëpërmjet lidhjeve direkte që kanë bërë televizionet tona, kështu që nuk mund të flas gjatë, sepse nuk kam qenë në vendin e ngjarjes. Megjithatë mund të them që me rrjedhën e deritanishme të kësaj ngjarje qeveria duhet të japë dorëheqjen në mënyrë absolute. Nëse të dhënat e bëra publike deri më tani për sa i përket numrit të të plagosurve apo të atyre që kanë humbur jetën janë të sakta, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk do doja që të përsëritej ’97-a, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Qeveria të tërhiqet dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në të mirë të vendit dhe të gjithë shqiptarëve.
Artan Lame
Personalisht do ta ndaja protestën e sotme në dy pjesë: kemi një pjesë të parë, ku shqiptarët demonstruan qytetari dhe në këtë demonstrim kam qenë pjesë edhe unë vetë. Por për fat të keq pas kësaj kemi dhe një pjesë të dytë, ku situata u doli nga duart dhe qytetarëve dhe policisë dhe ra në duart e bandave të rrugës. Klasa politike shqiptare duhet të jetë koshiente se kjo masë barbare është e gatshme të përfitojë, pavarësisht kush demonstron dhe për çfarë proteston. Kjo është vënë re dhe në raste të tjera. Ajo që këtë dramë e ktheu në tragjedi ishte mbyllja me tre të vdekur, që është absolutisht e patolerueshme dhe e pafalshme. Përgjegjësia e strukturave shtetërore është e pafalshme dhe e pashmangshme.
Dashamir Shehi
Ka qenë një ditë tragjike. Sipas opinionit tim, në një situatë si kjo e vetmja zgjidhje është largimi i Kryeministrit. Vetëm në këtë mënyrë mund të qetësohet situata. Politika duhet të gjykojë me qetësi se si mund t’i japë një zgjidhje, pasi zgjidhje ka sa të duash. Po u largua Kryeministri besoj se Shqipëria do të qetësohet. Edhe pa ndodhur ngjarjet e djeshme mendoj se i vetmi ilaç që ka për Shqipërinë është të largohet ky Kryeministër. Pastaj midis atyre që mbetet përtej tij mund të gjendet zgjidhje, një realitet konkret shqiptar.
E trishtueshme kjo ditë, por politikën duhet ta bëjmë ndryshe.