Policia: Palet te mos krijojne incidente
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓INCIDENTE.jpg)
Policia e Tiranës iu kërkoi të martën palëve në procesin zgjedhor, mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve politike, që të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme.
Gjatë mesditës së sotme në KZAZ-në nr. 54, në shkollën “Avni Rustemi”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, për të nxjerrë jashtë persona të paautorizuar në vendet e numërimit të votave.
Efektivat e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pas marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së për ndërhyrje, kanë larguar nga ambienti ku numëroheshin votat, personat e paautorizuar që ndodheshin aty. Aktualisht, policia po qëndron në këtë KZAZ për të ruajtur rendin dhe sigurinë, në pritje të një vendimi të dytë të KQZ-së për t’u larguar.