e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

LSI: Thirrja e Rames ka pasoje konfliktin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
LSI: Thirrja e Rames ka pasoje konfliktin
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi menjëherë pas deklaratës së kryetarit të opozitës, duke thënë se thirrja dhe apeli ndaj qytetarëve për të mbrojtur votat e tyre “është akt i padenjë dhe si pasojë është konfliktimi i qytetarëve”.

Nora Malaj, zëdhënësja elektorale e LSI-së, tha se partia e saj mbështet mbarëvajtjen e proçesit, punën e KQZ-së dhe raportin e e OSBE-së si dhe ftoi qytetarët të mos bëhen pjesë e tensioneve.

“LSI-ja është e angazhuar në mbarëvajtjen e proçesit dhe fton KQZ-në të kryejë më korrektesë dhe ju bën ftesë qytetarëve që të mos bëhen pjesë e tensioneve. LSI-ja është kundër të gjitha veprimeve që bien në kundërshtim me raportin e OSBE-së”, tha Malaj.