Platini: Droni i rrezikshem, po sikur te ishte nje bombe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një veprim i turpshëm është cilësuar incidenti që ndodhi mbrëmjen e së martës në Stadiumin “Partizani” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, nga Michel Platini. Gjatë një interviste për televizionin francez TF1, Platini tha se një ngjarje e tillë është e rrezikshme, sidomos në vendet ku tensioni politik është i lartë.
Ish-futbollisti francez deklaroi se droni me flamurin e Shqipërisë etnike të lëshuar mbi stadium, ishte një veprim që mund të cenonte jetën e lojtarëve në fushë. Ai e shtroi çështjen në një tjetër këndvështrim tjetër, dhe shtoi se droni mund të ishte një bombë, gjë që do të kishte pasoja tepër të mëdha, ndaj duhet sa më shumë kujdes në këto raste.
“Imagjinoni sikur droni i lëshuar me flamurin në mes të stadiumit të ishte një bombë atomike? Kjo do të ishte një trishtim, po të ishte e vërtetë. Duhet të jemi të kujdesshëm, ajo është e rrezikshme”.