Plani rregullues, Berisha: Topi u shit per 3 leje ndertimi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar i Territorit, ku kryeministri Berisha shpalos planin për kryeqytetin. Duke bërë një krahasim me kryetarin e dikurshëm, kryetar i tanishëm, Basha po punon për lulëzimin, dhe jo për betonizimin e kryeqytetit, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën se është kryetar i babëzisë, dhe i ka shitur Topit 3 leje ndërtimi, për të cilat ish-kreu i shtetit la karrigen e presidenitit.
“Vitet e fundit planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti e bllokoi tërësisht babëzia. Si në asnjë qytet tjetër të Europës, kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Kjo është e vërteta, nuk ka patur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues përveç babëzisë. Ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në historinë e Shqipërisë si kryetar i babëzisë.
Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që ishte bazuar kryekëput në politikën e ndëshkimit dhe shpërblimit. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë përfshirë kryetarin e shtetit që shiti karrigen për 3 leje ndërtimi. Dhe në një farë mënyre më 8 maj, kur u zhvilluat referendumi i planit të Tiranës, së bashku me planin, ato nxorën nga pushtetin edhe shefin e planit, që kishte parashikuar vazhdimin e betonizimit të kryeqytetit, dhe faktikisht dora- dorës edhe asgjësimin e qytetarit. Sot ky plan i kthen qytetarit qytetin”-tha Berisha.
Ndër të tjera në planin rregullues të Tiranës janë parashikuar të ndërtohen edhe kultet fetare, që sipas Berishës nuk duhet të jenë vetëm në qendër të kryeqyteti por sa më afër banorëve.
“Plani ka ruajtur elementët thelbësor të planit të themelimit të qytetit dhe ato kanë qenë të drejta. Ekipi i ri ka mishëruar në këtë plan të gjitha interesat e qytetarëve të kryeqytetit, për transportin, për lëvizjen, për tramvajin, të mikpritjes dhe kjo është një specifikë shumë e rëndësishme. Por natyrisht duhet të jetë më shumë i përcaktuar për ndërtimin e kultit sepse duhet të pranojmë që Tirana u zhvillua për gjysmë shekulli jo duke u hapur ndaj tyre por duke u rrënuar.
Këto 20 vite u bë e mundur të ndërtohen vetëm ato të cilat ishin në qendrën e Tiranës por ato që ishin në qendër në atë kohë i shërbenin një Tirane që nuk kapte unazën e Tiranës, pasi nuk kishte ndërtime. Ndërsa tani, Tirana është 4-fishuar, dhe krahas mjediseve të tjera duhet të parashikohen në këtë plan vendet e ndërtimit të kishave, xhamive dhe teqeve të tjera. Ato duhet të jenë jo vetëm qendrore, pra në qendër të qytetit por sa më afër vendbanimit të qytetarit. Kështu që shpresoj që do mund të shihet ky problem në interesin më të mirë të zhvillimit harmonishëm të qytetit dhe të përmbushjes së interesave shpirtërore të qytetarëve” shtoi Berisha.
Rama: Plani është projekt për rrënimin e Tiranës
Ndërsa kryetari i PS-së, Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin e social Twitter, duke thënë se plani i paraqitur sot është projekt rrënimi dhe jo zhvillimi siç pretendohet të jetë.
“Ky s’është plan rregullues për zhvillim, po projekti për rrënim e TR në rrugën e rrënimit të vendit! Në 23 qershor kjo rrugë mbaron. Grabitësit e mandatit nuk do ta rrënojnë dot TR me klientelën e mediokritetin e tyre! Për pak muaj TR do bëhet qendra e Rilindjes Shqiptare ”, - shkran Rama në rrjetin socila Twitter.