e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Italia, Greqia dhe Shqiperia: OK TAP-it

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Italia, Greqia dhe Shqiperia: OK TAP-it
Shqipëria, Greqia dhe Italia firmosën dje marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatika Pipeline” (TAP). Marrëveshja u nënshkrua në Athinë nga ministri Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos, dhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Italisë, Korrado Pasera. Ministri theksoi se me këtë marrëveshje, Shqipëria ka mundësi furnizimi me gaz të lirë në një projekt me vlerë “mbi 2 miliardë USD investime vetëm në territorin e saj”, si dhe “do të krijojë në mënyrë direkte dhe të tërthortë, gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij, 20 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar”.

Në qershor pritet të merret vendimi final nga Azerbajxhani, i cili zotëron vendburimin e gazit në “Shah Deniz”, pasi në garë është edhe gazsjellësi tjetër, “Nabucco”, që shmang Shqipërinë dhe kalon sipër në Bullgari. Aksionerët e TAP-it janë “Axpo” i Zvicrës (42.5%), “Statoil” i Norvegjisë (42.5%) dhe “E.ON Ruhrgas” i Gjermanisë (15%).