e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pirlo: Jemi ketu per te fituar, Gjermania na ka frike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pirlo: Jemi ketu per te fituar, Gjermania na ka frike
Në prag të sfidës me Gjermaninë, lideri i Italisë Andrea Pirlo beson dhe shpreson se kombëtarja e tij do të fitojë trofeun. Personazhi më i përfolur i ditëve të fundit për atë penallti gjeniale analizon sfidën me rivalët e përjetshëm.

“Ata janë të fortë në çdo repart dhe do të jetë një ndeshje e bukur”-thotë maestro Pirlo. Ai gjithashtu shton se Gjermania ka frikë nga Italia. Mesfushori i Italisë gjithashtu është i bindur se kombëtarja e tij do ta fitojë këtë kompeticion.

Për ‘golin e çmendur’ ai i falenderon të gjithë ata që e uruan. Përflitet shumë që Andrea Pirlo është një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë por i pyetur nga gazetarët ai shprehet: ‘Sot është e vështirë të fitosh Topin e Artë kur ke konkurent Ronaldon dhe Mesin’. Ai gjithashtu vlerëson shumë lojtarët gjermanë dhe në veçanti Ozilin. “Duhet të kemi kujdes nga lëvizjet e tij, është e ardhmja e futbollit Gjerman”-përfundon Pirlo.