Pezullimi, Vllaznia po e 'djeg' Xhevahir Sukajn
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Që nga dita e djeshme dhe për 4 muaj me radhë, në mos më shumë, do të duhet të mësohemi me një Vllazni pa Xhevahir Sukajn, golashënuesin më të mirë të momentit në kampionatin shqiptar dhe njeriun-kyç të formacionit shkodran në këtë pjesë të parë të sezonit. Që të dielën ai figuron i pezulluar nga klubi për një periudhë të gjatë 4-mujore dhe do të stërvitet me ekipin e të rinjve. Kështu që ai nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, edhe në stërvitje. Në këto kushte, dje kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore Sukajn. Ai do të vazhdojë ta vuajë dënimin në këtë formë, ashtu siç është përcaktuar në vendimin e klubit Vllaznia.
Por ky vendim duket se nuk dëmton vetëm skuadrën kuqeblu, por edhe Kombëtaren. Siç dihet, sulmuesi shkodran në këtë fazë të parë të kampionatit demonstroi se kishte ardhur në një formë të jashtëzakonshme, falë së cilës jo vetëm që kishte udhëhequr Vllazninë drejt fitoreve në Superiore, por kishte mundur të rifitonte edhe vendin në kuqezi. Por pezullimi dhe për më tepër moslejimi që ai të stërvitet me ekipin e parë, do të ndikojnë me shumë mundësi në rënien e formës së Sukajt dhe automatikisht edhe kombëtarja shqiptare do të duhet të humbasë kështu një alternativë shumë të vyer për grupin e saj, që tashmë përbëhet nga shumë futbollistë të rinj. Në ditët e ardhshme priten zhvillime, por nuk përjashtohet që ai të largohet në merkaton e janarit.