e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Peticion per Piramiden

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Peticion per Piramiden
Mijëra arkitektë dhe intelektualë, jo vetëm kanë kundërshtuar përmes një peticioni prishjen e godinës së Piramides, por kanë kërkuar që fjala e tyre si ekspertë të dëgjohet nga qeveritarët. Edhe të rinjte janë bere pjese e ketij debati gjate diskutimeve ne rrjetin social Facebook. Mbi 11 mije te rinj jane solidarizuar per mosprishjen e kesaj godine .

“Nuk mund te kete njerez me arsye normale qe do te pranojne rrezimin e piramides”, thotë publicisti Ardian Klosi.

Por ndersa arkitektet jane shprehur njezeri permosprishjen e Qendres Kulturore Ndërkombëtare “Pjeter Arbnori”, publicistet dhe gazetaret, e cilesojne vendimin per prishjen e kesaj godine si teke te qeveritareve.

“Kjo është një tekë ose ndoshta më shumë se kaq. Kjo është një aferë e madhe ku individë të ndryshëm mund të pasurohen, kurse kultura varfërohet”, thotë Klosi.

Publicistet dhe intelektuale mendojne se prishja e Piramides eshte nje hap i pavend dhe nje vendim aspak transparent.

“Shpejtësia me të cilën po merret ky vendim është paksa jashtë normave dhe nuk po respektohen procedurat normale të një demokracie”, thotë gazetari Erjon Tase.

Arkitetet dhe intelektualet, por edhe te rinjte mendojne se nje vendim i tille i perket gjithe shqiptareve e per me teper kryeqytetasve. Specialistet kerkojne qe kjo godine te mos shkaterrohet, pasi vlerat e saj arkitekturore jane te medha.