e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Peshengritja, s’ka medalje per shqiptaret

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Peshengritja, s’ka medalje per shqiptaret
Ka rezultuar e pasuksesshme aventura botërore për dy peshngritësit shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja. Godelli nuk mundi të çojë deri në fund garimin e tij në baterinë B për shkak dëmtimi, duke u renditur në total në vendin e 11-të në dygarësh, në peshën 69 kg. Në po këtë bateri garoi edhe shqiptari tjetër Briken Çalja që u rendit i 8. Peshëngritësi kuqezi ngriti 140 kg në shkëputje, pasi humbi 2 prova. Edhe në stilin e shtytjes Calja realizoi vetëm një provë të saktë, por shumë të rëndësishme. Në tentativën e tretë, peshëngritësi shqiptar ngriti 172 kg, duke grumbulluar 312 kg dhe i teti në rënditjen e përgjithshme.