e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pese 'blerje' te reja per Shqiperine, Sadiku eshte zyrtarisht kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pese 'blerje' te reja per Shqiperine, Sadiku eshte zyrtarisht kuqezi

Loret Sadiku ka marrë shtetësinë shqiptare dhe me shumë mundësi do të jetë një nga emrat e rinj të Xhani De Biazit në listën për ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Botërorit në tetor ndaj Zvicrës e Qipros. Dekreti i Presidentit Nishani i ka dhënë përfundimisht mbrojtësit 22-vjeçar të Helsingborgs mundësinë të veshë fanellën kuqezi, pas disa muajve dyshime ku ai ishte i dyzuar mes Shqipërisë dhe Suedisë.

Pavarësisht interesimit të madh të kombëtares suedeze, i cilësuar si një mbrojtësit më të talentuar në vendin skandinav dhe me një të kaluar në kombëtaret e moshave të nordikëve, Sadiku hapi një debat mjaft të gjerë në muajt e kaluar rreth zgjedhjes së tij. Por në fund lojtari zgjodhi Shqipërinë dhe pajisja me pasaportën shqiptare ishte hapi i radhës për të marrë sa më shpejt edhe lejen e FIFA-s për të zbritur në fushë në ndeshjet zyrtare të kombëtares.

Mbrojtësi i talentuar pritet të bëhet kësisoj pjesë e revolucionit të radhës në kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila në fund të këtyre eliminatoreve mund t’u thotë lamtumirë shumë “veteranëve”, për t’i bërë vend një brezi të ri. Futbollisti pritet të luajë si titullar në qendër të mbrojtjes në të ardhmen dhe kjo bën të pasigurt vendin në formacionin titullar të Mavrajt apo edhe Canës, në atë që do të jetë kombëtarja e eliminatoreve të Euro 2016. Prapavija ka qenë reparti më shqetësues për De Biazin dhe me “blerjen” e Sadikut, ai duket se ka zgjidhur një telash shumë të madh, duke gjetur në këtë repart një tjetër lojtar rreth të cilit mund të bazojë projektin për edicionin e ri.

Por në dekretin e 19 shtatorit të firmosur në zyrat e Presidencës shqiptare, futbolli shqiptar ka fituar edhe 4 protagonistë të tjerë përveç Sadikut. Një prej tyre është një emër i njohur tanimë për publikun shqiptar, sulmuesi kosovar i Teutës, Vedat Muriqi. Futbollisti tani pret ftesën nga kombëtarja U-21 dhe në tetor me shumë mundësi do të zbresë në fushën e lojës me fanellën e Shpresave, pasi ka marrë miratimin e trajnerit Skënder Gega. Një tjetër futbollist kosovar që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen është sulmuesi i Prishtinës, Labinot Shabani, i cili do të bëhet pjesë e përfaqësueses U-19 në eliminatoret e kampionatit europian të kësaj grupmoshe që luhen në nëntor të këtij viti. Ndërkohë, dy përforcime nga Kosova kanë ardhur edhe për futbollin e femrave, pasi Fatbardha Kastrati dhe Arta Rama kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe kanë mundur kësisoj të përfaqësojnë vendin tonë në eliminatoret e Europianit U-19.

 

Shtetësia

Në dekretin e Nishanit janë 5 emra futbollistësh e futbollistesh që do të veshin fanellën e kombëtares