Pese arrestime: Pronat ne bregdet, pranga kreut te AKKP
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-drejtori i Tiranës ktheu 79 dynymë tokë në plazhin e Spillesë si tokë bujqësore. Në pranga, edhe 4 topografë e juristë.
Falsifikuan dokumentet e 79 dynymëve tokë plazh në Kavajë, e kthyen padrejtësisht.
Ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Prona-ve për Tiranën, së bashku me katër topografë, u arrestuan dje pas hetimeve 5-mujore të prokurorisë mbi një skandal të denoncuar nga gazeta “Panorama”.
Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe një të akuzuar të gjashtë në lidhje me falsifikimet dhe abuzimin në zhvendosjen e truallit prej 79 dynymësh, që i takonte për kthim familjes Jenisheri në Kavajë. Bledar Dervishaj, ish-drejtor i Agjencisë Rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Tiranë, ra në pranga gjatë një operacioni të koduar “Prona e spostuar”. Bashkë me të, policia arrestoi ish-përgjegjësin e sektorit juridik në këtë agjenci dhe tre topografë. Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “korrupsion”. Burimet nga hetimi thanë se pritet ekzekutimi i vendimit të gjykatës që ka dhënë masën e sigurimit “arrest me burg” edhe për ish-juristin e AKKP Tiranë, me identitet Altin Ceni, ish-zv.drejtor i AKKP për Tiranën. Burime nga Policia e Shtetit thanë se janë arrestuar topografët, Dhimitër Papa, Merita Gjinali dhe Njazi Ademi, ky i fundit topograf i licencuar privat. Procedimi penal në ngarkim të gjashtë zyrtarëve ka nisur 5 muaj më parë nga oficerët e Antikorrupsionit të Policisë dhe Njësisë Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës. Sipas burimeve nga Policia, ata akuzohen se me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë kryer tjetërsim prone për familjen Jenisheri nga Gosa e Kavajës. Bëhet fjalë për një pronë prej rreth 79 hektarësh, e cila i është kthyer familjes ish-pronare jo në tokën bujqësore në fshatin Gosë, ku iu përkiste, por në breg të detit.
HETIMI
Zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Tiranës që u arrestuan mbrëmjen e djeshme akuzohen se me anë të dokumenteve fiktive kanë tentuar të vjedhin pronën shtetërore nëpërmjet “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Prona prej 79 hektarësh që i përket familjes ish-pronare Jenisheri nga Gosa, është shtuar si sipërfaqe, por edhe është ndryshuar nëpërmjet dokumenteve false në planin e vendndodhjes si pronë dhe është “zhvendosur” në bregdet. Gjatë hetimeve të kryera nga oficerët e Antikorrupsionit dhe Njësia Task-Force, është zbuluar tentativa e vjedhjes së pronës që realisht është truall bujqësor, duke e spostuar në një vend ku ka vetëm rërë në bregun e detit. Mbi bazën e dokumenteve të administruara nga grupi hetimor rezulton se dokumenti i vjetër hipotekor i paraqitur në AKKP nga pronarët është i falsifikuar përsa i përket vendndodhjes së pronës që ka qenë pronë shtetërore dhe do t’u kthehej ish-pronarëve. “Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task-Force, Tiranë, në kuadër të hetimit 5-mujor, Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për gjashtë persona. Po ashtu është marrë dhe masa e sekuestrimit për këtë pronë, për të cilën pas regjistrimit të paligjshëm të saj në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, janë kryer dhe transaksione shitblerjeje midis personave të implikuar me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
TE ARRESTUAR
1. Bledar Dervishaj, ish-drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
2. Ali Aliaj, ish-përgjegjës i sektorit juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
3. Dhimitër Papa, ish-topograf në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë
4. Merita Gjinali, banuese në Tiranë, ish-topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
5. Njazi Ademi, topograf i licencuar, aktualisht punonjës i Ujësjellësit Durrës
6. Në kërkim, Altin Ceni, ish-jurist e zv.drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
Hetimi: Sekuestrohet sipërfaqja 79 dynymë plazh
Njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, gjatë hetimeve 5-mujore, ka vendosur edhe sekuestrimin e truallit të tokës që i është kthyer në mënyrë të paligjshme familjes Jenisheri. “Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, në kuadër të këtij hetimi 5-mujor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shtetasit e dyshuar. Po kështu, është marrë dhe masa e sekuestrimit për këtë pronë, për të cilën pas regjistrimit të paligjshëm të saj në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, janë kryer dhe transaksione shitblerjeje midis personave të implikuar me çmime shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë”, tha dje Policia. Sipas saj, kthimi i pronës 79 dynymë trashëgimtarëve të familjes Jenisheri është bërë duke e spostuar tokën nga vendndodhja reale në bregdetin e komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.
PRECEDENTI: Bledar Dervishaj firmosi skandalin e hetuar në 2009
Ish-drejtori i Tiranës u hetua për tjetërsimin e Plazhit të Gjeneralit
Bledar Dervishaj, ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Tiranës, ka qenë person në hetim edhe gjatë procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Tiranës për tjetërsimin e pronave në Plazhin e Gjeneralit, në vitin 2009. Gjatë këtij procedimi u mor në hetim edhe Tunxh Vatnikaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi akuzohej se kishte firmosur vendimin e kthimit të pronës për dy kërkues, pa kryer verifikimet përkatëse. Së bashku me Dervishajn, në hetim për “Plazhin e Gjeneralit” kanë qenë edhe ish-përgjegjësi i sektorit juridik në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Ali Aliaj, që u arrestua dje, si dhe ish-juristi Altin Ceni, që është shpallur në kërkim dhe pritet të arrestohet. Nga hetimet, që sollën edhe shkarkimin nga detyra të Bledar Dervishjat, rezultonte se jo vetëm nuk kishte kryer verifikimin e nevojshëm, por kishte marrë vendim pa marrë përgjigje në lidhje me vërtetësinë e dokumentit të vjetër pronësor, pavarësisht se nuk ishte plotësuar afati i parashikuar me ligj për kryerjen e procedurave për pronat në Plazhin e Gjeneralit. Ndërsa Ali Aliu hetohej pasi ka nënshkruar vendimin në mungesë dhe me porosi të drejtorit të zyrës së tij, Bledar Dervishaj, për shkak se zyra e tij nuk kishte kryer verifikimin e nevojshëm. Gjithashtu, juristi i shpallur në kërkim, Altin Ceni dhe dy specialistë të zyrës rajonale të AKKP-së së Tiranës, kanë hartuar shkresën e dërguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Kavajës për verifikimin e dokumentacionit pronësor në kundërshtim me urdhrin e ish-drejtorit Tunxh Vatnikaj dhe kanë përmbyllur shqyrtimin administrativ pa marrë përgjigje për verifikimin apo pa kryer verifikim në një mënyrë tjetër.
Rëra e detit u kthye për tokë buke, si u zbulua skandali
Katër funksionarë lokalë denoncuan në 2010
Gazeta zbuloi shkeljet 4 muaj më parë për kthimin e pronës në plazhin e Spillesë.
Skandali i AKKP-së për kthimin abuziv të tokave rreth Spillesë familjes Jenisheri u denoncua për herë të parë në gazetën “Panorama”. Në një cikël shkrimesh prej pesë numrash, që e kanë zanafillën më 12 tetor 2011, gazeta zbuloi se si rëra e detit në tri bregdete ishte kthyer nga AKKP si parcelë buke e kodre. Kufizimet e pronës së vjetër nuk përputheshin me atë të kthyer nga Komisioni dhe harta me të cilën ishte pasqyruar i përkiste asaj para vitit 1991, e jo sipas hartës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë. Po ashtu, gjatë procesit të kthimit, toka ishte zhvendosur në katër fshatra të dy komunave (nga një fshat që ishte), nëpërmjet një dokumentacioni të mangët ligjor, por edhe i dyshuar si i falsifikuar. Vendimi mbante numrin 276, datë 10.09.2008 dhe ligjëronte familjen Jenisheri si pronare të 79 dynymëve në vijën bregdetare pranë fshatrave Vilë-Bashtovë, Spille, Greth dhe Domen.
Si u zbulua skandali
Dyshimet e para për zhvendosje prone erdhën nga një letër, ku në mënyrë konfidenciale, katër funksionarë të komunës

Gosë kishin informuar instancat më të larta të shtetit. Pavarësisht se ky sinjalizim ishte bërë nga ata që në nëntor të vitit 2010, nuk u krye asnjë hetim. Në tetor 2011, pas këtij informacioni paraprak, gazeta nisi investigimin në terren dhe gjetjen e dokumentacioneve përkatëse. Fillimisht u pyetën dy kryetarët e komunave që përfshinin këto toka, Eqerem Deliu për Gosën dhe Fatos Kaja për Kryevidhin. Ata ndanë shqetësimin për zhvendosjen e këtyre 79 dynymëve gjatë kthimit, ndërsa u shprehën të çuditur që nuk e njihnin aspak një familje të tillë në zonat e tyre. As zyrtarisht të regjistruar në gjendje civile, por as me të dëgjuar si trashëgimtarë të vjetër. Megjithatë, më tepër se sa me familjen në fjalë, shqetësimi i tyre kishte të bënte me këto fakte: zhvendosja e tokës gjatë procesit të kthimit, ndryshimi i përbërjes së saj nga parcelë bujqësore dhe kodrinore në rërë, si dhe përplasja e 8 pronarëve njëkohësisht për këto 79 dynymë. Për më tepër, për të gjithë procesin e kthimit komunat nuk dispononin vendimin e plotë të AKKP-së, se mbi ç’baza ligjore ishte bërë ky kthim prone. Pas deklaratave të kryekomunarëve Deliu dhe Kaja, që u botuan në dy ditët e para të investigimit, pra në datat 12 dhe 13 tetor, më 14 tetor mësohet se prokuroria ka nisur hetimet rreth shkrimeve në “Panorama”. Në datën 15 tetor, nëpërmjet një interviste për gazetën, kreu aktual i AKKP-së, Elvis Çefa, u distancua nga ngjarja pasi në atë kohë kur ka ndodhur kthimi (viti 2008), ai nuk ka qenë në krye të këtij institucioni. Dokumentacioni i plotë rreth kësaj historie u bë akoma më i vështirë për t’u siguruar, por jo i pamundur. Pas shumë përpjekjesh arritëm të siguronim një kopje të vendimit të AKKP-së dhe më datën 16 tetor, më në fund, u zbardh i gjithë skandali, duke botuar edhe faksimilet si dëshmi. Që nga fakti se si një mendim i kryekomunarit kthehet në ekzekutim, e deri te subjekti i shpronësuar, Neime Jenisheri, që rezulton me dy atësi.
Vendimi pa bazë ligjore

Ishte krejt e habitshme se si sipërfaqja e pretenduar që ndodhej në fshatin Vilë-Bashtovë, komuna Gosë, Kavajë, me dokumentacionin shoqërues për ta vërtetuar, rezultonte në: “… e ndodhur në katundin Greth të Kavajës. Për të bërë këtë zhvendosje gjatë procesit të kthimit janë përdorur dy opinione, që siç duket, janë marrë si “prova” për ta ligjëruar. I pari është një mendim i ish-kryetarit të komunës Gosë, i cili pasi bën një rezyme për tokën e Vilë-Bashtovës, sugjeron: “Meqenëse është e lirë, jemi të mendimit që të trajtohet nga zyra juaj (ZRKKP Tiranë) që t’u rikthehet ish-pronarëve, të cilët e pretendojnë këtë pronë”. Opinioni i dytë ka ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kavajë, që pavarësisht se thekson gjatë gjithë raportit të saj se ka mospërputhje në terren me të dhënat e ZVRPP Kavajë, në fund hamendëson “kjo gjendje vjen për shkak se Zona Kadastrale Nr. 3774, Vilë-Boshtovë Kavajë, nuk është futur në sistemin e ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”. E njëjta drejtori që kishte theksuar në raportin e saj se “në lidhje me pronën e pretenduar nga subjekti i shpronësuar, Jenisheri, nga krahasimi i hartës treguese me të cilën është konfirmuar gjendja juridike e pasurisë së pretenduar nga ZVRPP Kavajë dhe gjendjes në terren të pronës, rezultoi një mospërputhje e zërave kadastralë të pasurive me objekt kërkimi…”. Shkrimet e plota gjenden aktualisht në sajtin e gazetës Panorama.
DESHMIA: Kryetarët e komunave Gosë dhe Kryevidh
“Për pronat e familjes Jenisheri janë 4 pronarë me dokumentacione”
Me anë të një shkrese të vitit 2010, kryetari i Këshillit të Komunës, Agron Dema, kryeplaku i fshatit Vilë Ballaj, Idriz Thaçi, sekretari i Këshillit të Komunës, Eqerem Deliu (kryetari aktual) dhe agronomi i komunës, Myzafer Xhelili, vunë në dijeni për skandalin kabinetin e Kryeministrit dhe ministrin e Drejtësisë të asaj kohe, Bujar Nishanin. Kryekomunari Deliu pranoi për gazetën “Panorama” autorësinë e letrës dy vite më parë dhe pavarësisht faktit se ai tashmë ka postin e drejtuesit, vijonte të kishte të njëjtin shqetësim. Ashtu si edhe fqinji i tij, kryetari i komunës Kryevidh, Fatos Kaja.
Që të dy, të prekur institucionalisht nga kthimi i pronës familjes Jenisheri. Gjatë një interviste për gazetën, Kaja theksoi se për të njëjtat prona, në komunën e tij janë 8 pretendentë. Për katër prej tyre ai mendonte se mund të jenë pronarë realë, pasi njihen si të tillë ndër dekada në zonë, si dhe kanë paraqitur dokumentacionin përkatës. Ndërkaq, zyrtarisht, tokat pranë bregdetit të Spillesë duket se i trashëgojnë stërnipat e subjektit shpronësues, Neime Jenisheri. Konkretisht, dy femra. Duke qenë se ajo nuk jeton më, prona u njihet, i kthehet apo kompensohet trashëgimtarëve ligjorë të saj, të cilët me vendimin nr.508, datë 22.02.1995, të Gjykatës së Rrethit Durrës, është çelur trashëgimia ligjore për trashëgimlënësit Masar Alltuni, Deftere Alltuni dhe Neime Jenisheri, duke njohur si trashëgimtarë ligjorë të tyre Ferzilet Spahiu dhe Minerva Jenisheri.