Braçe replikon me Meidanin per ‘Presidentin’
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Erjon Braçe, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar ashpër ndaj një opinioni të ish-presidentit Rexhep Meidani. Në shkrimin Meidanit e botuar nga një e përditshme, ai thekson se “idea e hedhur këto ditë mbi organizimin e një konkursi për përcaktimin e kandidatit për President Republike, ndoshta nuk është një ide e hedhur nga politika, por është thjesht një “scoop” mediatik dite!”
Gjithsesi Meidani e quan “ide sa absurde dhe naive” këtë propozim dhe që sipas tij mund “rezultojë demoralizuese e shkatërrimtare për institucionin e kryetarit të shtetit, vetë autoritetin e tij në realizimin e detyrës”. Meidani thekson se në zgjedhjen e Presidentit duhet “realizuar plotësisht kriteret e rregullat kushtetuese ekzistuese brenda disa procedurave parlamentare të përcaktuara, ose duhen ndërtuar e miratuar kritere e rregulla të reja për zgjedhje të tij”.
Në këtë mënyrë ish-presidenti socialiste shprehet se rregullate zgjedhjes së presidnetit nuk mund të ndryshojnë pa ndryshimin e Kushtetutës.
Brace ka reaguar për këtë shkrim duke thënë se “PS i përmbahet frymës së Kushtetutës, “President si përfaqësues i unitetit te popullit” dhe ky produkt, përmes një procesi përfshirës dhe të dialogut politik!”. Më tej ai ka thumbuar Meidanin duke nënvizuar se “Zot, bëji të fitojnë pavarësinë e tyre nga mazhoranca dhe honorari”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.