e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pershendet me krahun lart, futbollisti perjashtohet pergjithmone nga kombetarja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pershendet me krahun lart, futbollisti perjashtohet pergjithmone nga kombetarja
Futbollisti Giorgos Katidis pëson goditje të fortë nga Federata greke e futbollit. Mesfushori 20-vjeçar i ekipit të AEK është përjashtuar përgjithmonë nga kombëtaret helene (të reja dhe të rritur). Motivi? Pas shënimit të një goli kundër ekipit të Veria, lojtari ka vrapuar të përshëndesë tribunën e Olimpikut me krahun lart.

Gjesti i Katidis ka shkaktuar një valë reagimesh, megjithëse ai është justifikuar duke thënë: “Nuk e dija se çfarë do të thoshte. Është thjesht një keqkuptim, gjesti im nuk ka lidhje me fashizmin. Jam futbollist dhe kam festuar ashtu, vetëm për njerëzit që qëndronin në këmbë në tribunë. I kuptoj reagimet dhe kërkoj ndjesë”.

Edhe trajneri i tij, gjermani Ewald Lienen e ka mbrojtur duke thënë: “Është një djalë i ri që nuk ka ide politike. Me shumë gjasa e ka parë përshëndetjen në Internet apo në ndonjë vend tjetër dhe e ka bërë pa e ditur se çfarë ishte”. Por Federata Greke nuk ka besuar asnjërin prej tyre dhe ka dhënë dënimin maksimal.